Top 10 fobitë më të çuditshme që keni ndëgjuar ndonjëherë

1,327

Nëse keni menduar se dini disa fobi të çuditshme, atëherë mendoni përsëri, pasi këtu do të paraqesim 10 fobitë më të çuditshme që sillen përreth.

Optofobia: Frika nga hapja e syve.
Nëse do të jepej ndonjë çmim për fobinë më të çuditshme, me siguri do i takonte optofobisë.
Megjithëse akti i hapjes së syve tanë është diçka që pak prej nesh e mendojnë ndonjëherë, për optofobat ky veprim i thjeshtë dhe i përditshëm mund të jetë një ankth. Për fat të mirë, nëse po e lexoni këtë listë, me shumë mundësi nuk vuani nga kjo gjendje.

Chorophobia: Frika nga vallëzimi
Nëse klubet e natës, dasmat dhe vallëtarët me kostum ju mbushin zemrën me një ndjenjë dërrmuese të frikës, mund të vuani nga korofobia – frika e vallëzimit. Pavarësisht nga aftësia e vallëzimit dhe apo nga situata ku ndoshta nuk ju kërkohet që të vallëzoni, çdo situatë që lidhet me vallëzimin mund të jetë një burim frike për korofobat.

Geliofobia: Frika nga e qeshura.
Shumë studime sugjerojnë që e qeshura është e shkëlqyeshme për shëndetin tonë, duke ndihmuar në ndërtimin e lidhjeve sociale, përmirësimin e shëndetit mendor dhe kujdesin për zemrën. Sidoqoftë, për ata që vuajnë nga geliophobia, akti i të qeshurit, ose të qenit rreth atyre që qeshin, në të vërtetë mund të shkaktojnë frikë dhe ankth të madh. Arsyet të cilat mendohet që shkaktojnë këtë ankth janë frika për të qeshur në situata të papërshtatshme ose frika nga përqeshja e të tjerëve.

Heliphobia: Frika nga rrezet e diellit
Një gjendje e rrallë, por për të ardhur keq, heliphobia i referohet frikës së dritës së diellit, ku dalja në diell nxit ndjenja të rënda ankthi dhe paniku tek të sëmurët, madje heliofobikët mund të pësojnë të njejtat ndjenja edhe nga lloje artificiale të dritave. Sidoqoftë, përveç nëse ju ndodh të jeni vampir, shmangia e diellit në tërësi ka të ngjarë të jetë një detyrë e pamundur. Mund të jetë gjithashtu e rrezikshme për mirëqenien tuaj, pasi rrezet e diellit janë të mira për rregullimin e humorit dhe mbrojtjen e shëndetit të kockave.

Deipnofobia: Frika nga bisedat gjatë ngrënies.
Ndërsa shumë njerëz vuajnë nga një formë e përgjithshme e ankthit shoqëror, deipnofobia merr një kthesë më specifike dhe është e kufizuar në frikën e kryerjes së një bisede gjatë ngrënies. Edhe pse kjo qetësi absolute mund të shkaktojë siklet dhe bezdi për mysafirët e darkës, duhet të dimë se të qenurit i heshtur gjatë ngrënies në të vërtetë mund të ndihmojë në tretje.

Neofobia: Frika nga gjërat e reja.
Shumica e njerëzve janë të kujdesshëm ndaj ndryshimit, por në rastin e neofobisë kjo nënkupton një frike intensive dhe iracionale nga të gjitha gjërat dhe përvojat e reja. Neofobia mund të ndikojë në lumturinë dhe mirëqenien pasi që të sëmurët humbasin shumë përvoja që e zhvillojnë dhe përmirsojnë jetën. Kur reflektohet në dietë mund të nënkuptojë gjithashtu se të sëmurët humbasin ushqime dhe lëndë ushqyese të ndryshme të shëndetshme, gjë e cila pastaj mund të shkaktoj edhe komplikime tjera mjeksore.

Syngenesophobia: Frika nga të afërmit.
Shumë prej nesh herë pas here përjetojnë siklet ose acarim nga familjarët tonë. Sidoqoftë, ata që bartin këtë fobi vuajnë nga një frikë e tepruar nga të afërmit e tyre. Nëse vuani nga ky lloj i fobisë vlen të kërkoni ndihmë për të lehtësuar këtë gjendje dhe t’ju ndihmojnë të lidheni me të afërmit pasi hulumtimet tregojnë se formimi i lidhjeve të forta familjare mund të ndihmojë në rritjen e jetëgjatësisë.

Ablutofobia: Frika nga larja.
Edhe pse shumë fëmijë janë rezistentë ndaj larjes, kjo gjendje është shumë më pak e zakonshme tek të rriturit. Sidoqoftë, për disa persona mendimi për të kryer një dush është mjaft i tmerrshëm! Lajmi i mirë për ablutofobinë është se kalimi i disa larjeve të panevojshme mund të ndihmojë në ruajtjen e vajrave natyrorë dhe baktereve të mira që mbrojnë lëkurën tuaj dhe ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve. Sidoqoftë, bërja një zakon i rregullt nuk ka gjasa të jetë dobiprurëse as për shëndetin tuaj, as për jetën shoqërore.

Spectrophobia – frika nga pasqyrat.
Spektrofobia është një frikë nga pasqyra dhe reflektimi i vetvetes. Fobia ka tendencë të burojë nga një ngjarje traumatike që përfshin pasqyra ose vetëvlerësimi i ulët në lidhje me pamjen fizike të një personi.

Didaskaleinophobia – frika nga shkolla.
Në të njejtën kohë paraqet një arsye pak argëtuese për të ikur prej orëve shkollore, sidoqoftë didaskaleinophobia është në të vërtetë një frikë e ligjshme që ka të bëje me të shkuarit në shkollë. Zakonisht njihet si një “fobi shkollore”, frika është më e përhapur tek nxënësit e rinjë (mosha 7 deri në 11 vjeç) dhe besohet se buron nga ankthi i shkaktuar nga ndarja prej prindërit e tyre. Mund të jetë gjithashtu rezultat i ngacmimit apo bullizmit.

Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.