Tatimet

1,034

Lloje më të rëndësishme të, të dhënave publike janë tatimet. Tatimet janë një lloj i të ardhurave publike, të cilat rezultojnë nga detyrimi të cilin ju a imponon shteti qytetarëve dhe ndërmarrjeve në mënyrë të obliguar të akordojnë një pjesë nga të ardhurat e tyre ose pronës për kënaqjen nevojave publike, të shtetit. Tatimet kanë disa karakteristika të rëndësishme edhe atë: 

  1. Ato janë të dhëna obliguese të përcaktuara me ligj, arkëtohen nga ana e shtetit qoftë edhe me detyrim. 
  2. Tatimet janë të dhëna pa kompensim të drejtpërdrejtë. 
  3. Ato janë të dhëna të pa kthyeshme. 

Sipas formës së arkëtimit paguhen me natura (kanë dominuar para zhvillimit të marrëdhënieve të mallrave dhe parave) dhe në para (ato janë forma kryesore e pagimit në të gjitha ekonomitë tatimore bashkëkohore). 

Tatimet kanë disa elemente themelore: 

A) Objekt i tatimit – lënda: Çfarë është lëndë e tatimit? Ai me ndryshimin e sistemit tatimor ndryshon dhe kështu i përcakton llojet e tatimit. Si lëndë e tatimit paraqiten të ardhurat, shpenzimi dhe prona. 

B) Subjekti tatimor – obligues: Për çdo lloj tatime është me rëndësi cili është obliguesi tatimor i cili e paguan tatimin. Në sistemet tatimore aktuale bartës të obligimit tatimor janë firmat dhe qytetarët. 

C) Baza tatimore: Ai është vëllimi dhe shuma e lëndës së tatimit mbi të cilin përllogaritet tatimi. P.sh., tatimi mbi fitimin arkëtohet në bazën tatimore – lartësia e fitimit të realizuar. 

D) Norma e tatimit: Është procesi, pjesa e cila duhet të arkëtohet si tatim sipas bazës së tatimit të përcaktuar. Mund të jetë normë tatimore proporcionale (çdo herë arkëtohet tatim me normë të njëjtë, pa marrë parasysh madhësinë e pronës ose të, të ardhurave) dhe normë tatimore progresive (në shumë më të madhe të pronës, të ardhurave ose fitimit më të madh përllogaritet normë më e lartë, ndërsa në fitim më të vogël normë më e vogël).  

Shembull: 

17.000 den. bazë – 15% normë 

50.000 den. Bazë – 18% normë e tatimit personal 

Ky funksion i tatimeve, gjithsesi, është ajo fiskale, përkatësisht grumbullimi i të ardhurave për nevojat e shtetit. Mirëpo, shumë shpesh dhe një kohë të gjatë tatimet përdoren edhe për arritjen e qëllimeve të caktuara ekonomike dhe sociale. Në kushtet moderne tatimet, veçanërisht, përdoren në realizimin e politikës së qëndrueshme dhe në ndalimin e inflacionit, për shkak se me rritjen e tatimeve zvogëlohet fuqia blerëse e qytetarëve. Tatimet, veçanërisht, përdoren si instrument për sistemimin e bruto prodhimit vendor, veçanërisht, për zbutjen e caktuar të dallimeve sociale ndërmjet popullatës, si dhe për zmadhimin e mjeteve për investim dhe për nevoja tjera publike.

Llojet e tatimit 

Në sistemin tatimor aktual të RM-së, i instaluar në fillim të viteve ‘90 të shekullit të kaluar, ekzistojnë tatime direkte (ku janë të njohur subjekti, obliguesi dhe fuqia e tij tatimore) dhe tatimet indirekte (ku nuk janë të njohur obliguesi dhe baza e tij tatimore). 

Tatime të direkte në sistemin tonë tatimor janë: 

  • Tatimi mbi fitimin 
  • Tatimi personal nga të ardhurat e qytetarëve 
  • Tatime mbi pronën 

Tatimet indirekte të konsumit janë: 

  • TVSH 
  • Akciza 
  • Dogana 

Përmblodhi dhe përshtati:

STUDENTET.MK

Comments are closed.