Strukturat e të dhënave dhe algoritmet në jetën e përditshme (pjesa e dytë)

255

Si mund ta lidhni DSA-në me jetën tuaj të përditshme?

Strukturat e të dhënave duke përdorur “stack

Staku (stack) është një strukturë lineare e të dhënave, që do të thotë se elementet vendosen njëra pas tjetrës.

Ne mund të vizualizojmë një stack si një grumbull pjatash të vendosura njëra mbi tjetrën. Çdo pjatë nën pjatën më të lartë nuk mund të arrihet drejtpërdrejt derisa pjatat e mësipërme të hiqen. Pjatat mund të shtohen dhe hiqen vetëm nga maja. Çdo pjatë është një element dhe i tërë grumbulli është stacku. Në termin e programimit, secila pjatë është një variabël dhe grumbulli i pjatave është një strukturë e të dhënave.

Pse na duhet një stack?

Ju mund të pyesni veten pse një programer duhet të mësojë se si të vendosë një pjatë në një grumbull dhe të nxjerrë pjatën nga grumbulli. Le të gjejmë përgjigjen për të. Ju është caktuar një detyrë e kthimit të një vargu nga ana e kundërt. Si do ta bënit atë?

Filloni të zgjidhni një karakter nga vargu dhe kopjojeni atë në një vend të ri një nga një.

Tani, le të kopjojmë këto artikuj nga lart në vendin origjinal.

Ne kemi kthyer me sukses një varg nga ana e kundërt, duke përdorur stack, ku arritëm të shohim se futja dhe heqja e elementeve lejohet vetëm nga maja, në këtë mënyrë stack gjen përdorim në programim.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTËT.MK

Comments are closed.