Si funksionon kirurgjia e syve me laser?

285

Kirurgjia me laser shpesh zgjidhet nga ata që dëshirojnë të shmangin mbajtjen e syzeve ose lenteve të kontaktit, ose nga ata që kanë pasur probleme me të dyja. Kirurgjia e syve me laser është një procedurë që përdoret për të korrigjuar shikimin e shkurtër (miopinë), shikimin e gjatë (hipermetropia), astigmatizmin dhe tani presbiopinë (nevoja për syze leximi).

Trajtimi përfshin riformimin e kornesë, shtresës së pastër në pjesën e përparme të syrit. Ky riformim kryhet duke përdorur një laser ‘excimer’ i cili ndihmon sytë të përqendrohen, gjë që përmirëson në mënyrë drastike shikimin natyror.

Gjatë një trajtimi të syve me laser, pikat anestezike të syve aplikohen për të reduktuar çdo dhimbje dhe kirurgu vendos një ‘klipe’ të vogël për të mbajtur qepallën hapur. Pas kësaj laseri excimer përdor teknologjinë e regjistrimit të irisit për të njohur dhe gjurmuar syrin. E gjithë procedura zgjat më pak se 7 minuta për sy.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.