Rritni shitjet nëpërmjet këtyre strategjive

312

Shitja ështe një nga fushat me të cilën  luftojnë shumë sipërmarrës. Mënyra se si konsumatorët marrin vendime për blerje  ndryshon vazhdimisht, kështu që është e rëndësishme që të rishikohet vazhdimisht strategjia e shitjeve të secilës kompani. Kur përpiqeni të bëni një shitje, duhet ta vendosni klientin në radhë të pare.

Më poshtë janë disa nga strategjitë më efektive për t’ju ndihmuar të bëni shitje më të shpejtë:

  • Zbuloni se kush i merr vendimet

Në shumë raste, vendimmarrësit dërgojnë dikë tjetër në departamentin e tyre për të gjetur të gjitha informacionet në lidhje me kompaninë tuaj dhe shërbimet ose produktet që ju ofroni. Në raste të tilla, ju duhet të vendoseni në pozicionin e vendimmarrësit në mënyrë që të mund ta përshtatni shitjen ndaj interesave të tij / saj, edhe pse ato nuk janë të pranishëm. Kuptohet është më mirë të negociosh me personin përgjegjës, kështu që të bëjë gjithçka që të mundësh për të rregulluar një takim me personin përgjegjës.

  • Theksoni përfitimet dhe përcaktoni vlerën e produktit ose shërbimit tuaj

Me siguri keni marrë ndonjëherë justifikimin se oferta juaj është shumë e shtrenjtë. Ju duhet të siguroheni që çmimi dhe vlera e blerësit të përputhen. Mos i përzini çmimet dhe vlerat. Përqendrohuni në atë se si produkti ose shërbimi juaj gjeneron rezultate dhe Çfarë ato do të fitojnë. Konsumatorët marrin vendime për blerje bazuar në emocionet të cilat i  shoqërojnë me përfitimet.

  • Krijoni një ndjenjë urgjence

Caktoni  një afat kohor për kontratën për t’i dhënë klientit një nxitje. Jepuni atyre një marrëveshje të veçantë, zbritje ose diçka falas për t’u ndjerë se ata kanë avantazh nëse e pranojnë marrëveshjen më  herët. Kjo mund t’u japë atyre një arsye shtesë pse produkti ose shërbimi juaj është zgjedhja e duhur tani.

  • Mos kini frikë të shtoni presionin

Ju mund të lexoni në disa strategji të shitjeve që presioni mbi klientët mund të duket joprofesionale ose e vrazhdë. Por mos harroni se presioni është i nevojshëm për të mbyllur shitjen. Sigurisht që duhet të keni kujdes për ta bërë atë në mënyrë profesionale, por nëse nuk shtoni asnjë presion, nuk do të mbyllni as shitjen.

Përmblodhi dhe përshtati ;

STUDENTET.MK

Comments are closed.