Rasti i parë i koronavirus-it në Maqedoninë Veriore

521

Në konferencën për shtyp të mbajtur në ora 17:00, konfirmohet rasti i parë i koronavirusit në Klinikën e sëmundjeve infektive në Shkup. Kryeministri Oliver Spasovski, Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe si dhe Dr. Zarko Karagjovski shprehen se janë duke ndërmarrë masa preventive për ta penguar procesin e përhapjes së koronavirusit. Tre persona të dyshuar, të cilet janë kthyer nga Italia, u raportuan sot me simptoma të gripit, ku pastaj edhe u testuan për koronavirus. Në të dy rastet rezultatet ishin negative, ndërsa në rastin e tretë u konfirmua testi pozitiv i koronavirusit. Pacienti i infektuar me koronavirus, mometalisht gjendet në dhomën intenzive në gjendje stabile. Aty mbahet nën mbikqyrjen e mjekëve të pajisur me veshje speciale mbrojtese.

Pritet konferenca e rradhës, e cila do të mbahet në ora 20:00.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.