Pesë mënyra se si 3D bioprinterët po ndryshojnë mjekësinë

681

3D bioprintimi i indeve artificiale
Kjo tingëllon si diçka në stilin Frankenstein, por a mund që përfundimisht të shtypim organe njerëzore 3D? Jo saktësisht, thotë profesor Chuen. Por ai është i bindur që në të ardhmen të afërt ne do të jemi në gjendje të shtypim strukturat indore të njerëzve të cilat do kryejnë funksionet themelore të një organi, duke zëvendësuar nevojën për transplantime të ndryshme. Shkencëtarët tashmë përdorin shtypjen 3D për të ndërtuar “organoide” që imitojnë organet në një shkallë më të vogël dimenzionale të cilat mund të përdoren për hulumtime. Ato janë ndërtuar duke përdorur qelizat staminale që mund të stimulohen dhe të diferencohen në njësinë funksionale të ndonjë organi të caktuar, siç është një mëlçi ose veshkë. Qëllimi është që të bëhet zgjërimi i ketyre organoideve në një strukturë që mund të forcojë një organ që dështon brenda një pacienti.

Farmakologji
Njerëzit që vuajnë nga një sërë sëmundjesh (pleqtë), shpesh janë të varur nga marrja e tabletave të shumta gjatë gjithë ditës. Por imagjinoni nëse një pilulë mund të zëvendësojë dhjetë pilulat që mjeku juaj ka rekomanduar? Sipas profesorit Chuen, shtypësi 3D është në rrugën për ta bërë të mundur këtë, duke hapur një botë krejt të re në fushën e farmakologjisë. Në vend që thjeshtë të futni një ilaç të vetëm në një pilulë që është krijuar për t’u shpërndarë duke lëshuar ilaçin në një kohë të caktuar, saktësia e shtypësitë 3D do të mundësoj pilula të strehoj disa ilaçe, të gjitha me kohë të ndryshme të lëshimit. Ndoshta në të ardhmen në vend të një recete mjeksore, mjeku juaj do t’ju japë një skedar digjital (File) të udhëzimeve për shtypësit.

Praktika kirurgjikale

Kirurgët që përdorin 3D modele të shtypura për t’i testuar procedurat kirurgjike kanë treguar që operacionet mund të përfundojnë më shpejtë dhe me më pak trauma për pacientët. Profesor Chuen dhe Dr Coles-Black vetë kanë filluar të shtypin kopje të veshkave të pacientëve për të ndihmuar kirurgët në ‘’Austin’’ në planifikimin e heqjes së tumoreve në veshka. Modele të tilla të forta plastike mund të bëhen më realiste duke i shtypur ato në një material fleksibil më të shtrenjtë siç është poliuretani termoplastik. Kostoja reale për krijimin modeleve biologjike të shtypësit 3D nuk përfshin vetëm materialet ose printerët, por edhe programi kompjuterik i përdorur për të përkthyer skanimet në skedarë për printerin. Softueri për shtypësit 3D që profesor Chuen përdor ka kosto rreth 20,000 dollarë australian në vit.

Protetika
Sapo filloi të bëhët i famshëm shtypësi 3D, njerëzit nxituan shpejtë për të shfrytëzuar mundësinë e krijimit të protetikës për kafshët e tyre shtëpiake. Por protetika e zakonshme e furnizuar dhe e aplikuar në masën e gjërë do të ngel diçka e së kaluarës pasi shtypësi 3D, gjithnjë e më shumë do të merret me prodhimin e protetikës që përputhen saktësisht me nevojat e një pacienti.

Prodhim i distribuar

Depot që janë plot me ilaçe të paketuara dhe protetikë në të ardhmen ka të ngjarë të zëvendësohen me skedarë digjital (digital file), të cilat spitalet dhe kompanitë farmaceutike do të jenë në gjendje t’i shkarkojnë dhe shtypin sipas kërkesës, thotë profesor Chuen. Një prodhim i tillë i shpërndarë mund të bëjë që ilaçet dhe pajisjet të jenë më të disponueshme në të gjithë botën për aq kohë sa një spital ka teknologjinë e 3D shtypjes. “Eshtë një teknologji revolucionare që do ta bëjë kujdesin mjekësor më optimal dhe më të shpejtë, dhe më të personalizuar. Por, ajo që na duhet është që më shumë profesionistë mjekësor të fillojnë të eksplorojnë dhe eksperimentojnë me atë që mund të bëjë kjo teknologji e re, sepse shumë gjëra për të cilat ne i kemi menduar si të pamundura, tani janë duke u bërë të mundshme. Unë mendoj se po shkojmë drejt një bote ku nëse mund ta imagjinoni, do të jeni në gjendje ta shtypni atë – prandaj duhet të fillojmë ta imagjinojmë.

Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.