Përditësimi tjetër i madh i iOS-it nga Apple mund të ndryshojë plotësisht mënyrën e përdorimit të aplikacioneve

344

Përditësimi tjetër i madh i iOS -it nga Apple pritet të përfshijë një veçori të re që ju lejon të provoni aplikacione të caktuara duke mos i shkarkuar dhe instaluar ato, raporton 9to5Mac.

Mundësia e re funksionon në mënyrë që pasi të klikoni në linkun ose të skanoni QR kodin e një aplikacioni që nuk është i instaluar në telefonin tuaj, disa përmbajtje nga ai aplikacion do të shfaqen në një dritare në ekranin e iPhone-it tuaj.

Raporti merr aplikacionin e YouTube si një shembull. Nëse do klikonit në ndonjë video në YouTube, por nuk e keni të instaluar aplikacionin, kjo veçori do të bënte të mundur shikimin e videos në një dritare të veçantë në iPhone-it tuaj pa pasur nevojë ta instaloni ose vizitoni faqen e internetit të YouTube-es.

Apple është në fazën e testimit të funksioneve me shërbime specifike si YouTube, DoorDash, Yelp, Sony dhe OpenTable, raporton 9to5Mac. Kur funksioni të përmbyllet, çdo zhvillues i aprovuar do të jetë në gjendje ta shtojë këtë funksionalitet në aplikacionet e tyre të App Store-it.

Kjo tingëllon e ngjashme me funksionin “Slices” të Google-it për Android-in, i cili integron disa elementë të “user interface”-it drejtpërdrejt nga aplikacionet në Google Search “bar”-in dhe Google Assistant.

Një tipar i tillë jo vetëm që do të ishte i përshtatshëm, por gjithashtu mund të ishte një masë e dobishme sa i përket sigurisë. Të jesh në gjendje të përdorësh funksionalitete të caktuara të një aplikacioni duke mos instaluar aplikacionin, mundëson zvogëlimin e numrit të aplikacioneve që shkarkoni në përgjithësi, duke e zvogëluar numrin e kompanive me të cilat për përdorimin e aplikacioneve të tyre ju kushtëzojnë t’i jipni të dhënat e juaja personale.

Nëse raporti është i saktë, do të ishte një nga disa shtesat e reja që Apple raportohet se ka planifikuar për versionin iOS 14, përditësim tjetër i madh nga ana e iPhone-it.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.