Pakujdesia e shpenzimeve të shpie në varfëri

736

Shumica e njerëzve nuk kanë kuptim të qartë se ku i shpenzojnë paratë e tyre. Qëllimi i këtij artikulli është të nxjerrë në pah gabimet e mundshme që bëni në jetën tuaj të përditshme. Gabimet që ju pengojnë të ecni përpara, veçanërisht në aspektin financiar.

Këtu janë 5 gjërat për të cilat njerëzit shpenzojnë para për:

1. Kartat e kreditit

Kartat e kreditit janë gjëja e fundit që njerëzit finansiarisht të dobët duhet t’i prekin. Në momentin kur hyni në borxhe, nuk punoni më për veten tuaj, por për bankën. Jeta juaj nuk është më e juaja, derisa të shlyhet ai borxh.

2. Blerjet impulsive

Ju nuk keni nevojë të posedoni 5 maska të ndryshme për telefonin tuaj dhe pajisje kuzhine që do t’i përdorni vetëm një herë. Ju duhet të dini cilat janë gjërat më të rëndësishme në jetën tuaj, gjërat që juve ju nevojiten.

3. Teknologjia e fundit

Është e pakuptueshme për njerëzit që ju i dini se janë të varfër financiarisht dhe ende shpenzojnë shuma qesharake për blerjen e teknologjisë më të re çdo vit. Ju nuk keni nevojë për çdo model që lansohet nga iPhone ta posedini, dhe nuk keni nevojë për një TV të gjerë me ekran të sheshtë ndërsa padyshim keni problem me financat tuaja.

4. Shkëlqim dhe zbukurim

Shpenzimet për rregullimin e thonjëve, frizurat dhe veshjet e njerëzve janë aq të larta saqë nuk arrinë dot ti mbulojnë as edhe shpenzimet për riparimin e makinave të tyre? Kjo është një nga gjërat më të bezdisshme që shohim që i ndalon njerëzit të përmirësohen. Rregulloni jetën tuaj, dhe pastaj mund të bëni gjithçka që dëshironi me financat që ju teprojnë.

5. Lojërat e fatit dhe lotaria

Kur njerëzit thonë se ju duhet të shpenzoni para për të fituar para, ata nuk flasin për shpenzimin e parave në lotari. Njerëzit shpenzojnë shumë në lojërat e fatit, llotaritë dhe kazinot dhe si pasojë bëhen të varfër. Të gjithë ëndërrojnë të fitojnë, porse kjo i shpie në një humbje të madhe.

Përmblodhi dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.