Osteoporoza – parandalimi dhe trajtimi

1,331

Statistikat tregojnë rezultate paralajmëruese për shëndetin e kockave, veçanërisht ndikimin e osteoporozës, kur humbja e kockave është më e madhe se rikuperimi.Në të gjithë botën, osteoporoza shkakton më shumë se 8.9 milion fraktura në vit, që do të thotë se çdo 3 sekonda një person thyen një kockë si rezultat i osteoporozës.Që nga viti 1997, osteoporoza ka prekur 75 milion njerëz në të gjithë Amerikën, Evropën dhe Japoninë.Në nivel botëror, osteoporoza prek 200 milion gra, sipas një raporti të vitit 2007. Me osteoporozën, kockat janë shumë më të brishta, duke çuar në një cilësi vazhdimisht të ulët të jetës ose më keq. Me rëndësi të veçantë janë thyerjet e shtyllës kurrizore dhe të këmbës sipas Fondacionit Ndërkombëtar të Osteoporozës. ‘Frakturat kurrizore mund të sjellin pasoja të rënda siç janë ulja e lartësisë, dhimbja e fortë e shpinës dhe deformimet e shtyllës kurrizore.Frakturat e kofshës pothuajse gjithmonë përfundojnë në një operacion që çon në probleme më serioze.Kur pacienti largohet nga spitali, karriget me rrota apo ndihmat e tjera mund të kufizojnë pavarësinë e tij.Shpesh përdoren shumë ilaçe farmaceutike me efekte anësore shumë të dobëta. Më së shpeshti ilaçet e përshkruara për osteoporozë janë bisfosfonatet të cilat në disa pacientë madje rrisin procesin e humbjes së eshtrave në nofull dhe kontribuojnë në shëndet të dobët të stomakut dhe dhimbje në kocka.

Si arrijnë kockat në këtë fazë?

I gjithë skeleti zëvendësohet plotësisht çdo shtatë deri në dhjetë vjet, përmes një procesi aktiv të rimodelimit të kockave. Ky proces përfshin osteoblastet(qelizat që ndërtojnë indin kockor) dhe osteoklastet (qelizat që prishin indin kockor).Nëse aktiviteti për ndërtimin e eshtrave të osteoblasteve tejkalon aktivitetin shkatërrues të osteoklasteve, ndodh një proces i rigjenerimit të shëndetshëm të indeve të eshtrave. Nëse ky proces është përmbys, atëherë ndodh humbja e eshtrave, d.m.th kockat ngadalë zvogëlohen.Kjo është rezultat i osteoporozës e cila me kalimin e kohës çon në fraktura të tilla të kockave. Gratë në përgjithësi janë më të prirura ndaj osteoporozës sepse ato natyrisht kanë më pak masë kockore sesa burrat, por humbja vjetore e kockave përshpejtohet pas menopauzës.Rreziku i osteoporozës prek të gjithë.

Për të ruajtur shëndetin e kockave tona në kohën e duhur, duhet të fillojmë me mbrojtjen e tyre në kohë.
Rekomandimi ynë: Kompleksi Viton – K2


Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.