Në rritjen e potencialit… personaliteti yt!

983

Personaliteti yt është një grup karakteristikash që nuk ndryshojnë gjatë jetës tënde, por ato mund të zhvillohen në drejtime të shëndosha dhe pozitive. Veçoritë e personalitetit tënd gjithashtu tregojnë se gjërat që do t’i gjesh janë gjëra të natyrshme. Ekzistojnë shumë lloje të ndryshme të tipologjive dhe vlerësimeve të personalitetit. Këto modele të personalitetit mund të ofrojnë zgjidhje të gjera që preferon t’i bësh në jetën tënde, që janë gjithmonë gjërat në të cilat je më i fortë dhe ku fuqitë tua natyrore shtrihen. Këtu janë disa prej modeleve të sipërpërmendura.

Humoret

            Fjala “humor” nga burimi i saj origjinal do të thotë “lagështi” apo “lëng”. Grekët e lashtë kanë besuar se trupi i njeriut ka qenë i ndërtuar prej katër lëngjeve: prej gjakut, këlbazës, lëngu i verdhë biliar dhe lëngu i zi biliar. Kur këto janë në proporcion të barabartë, trupi ka qenë i shëndoshë, ndërsa kur kjo ka qenë jashtë baraspeshës, trupi ka qenë i sëmurë.

            Këto katër lëngje lidhen ngushtë me katër lloje të personalitetit:

  1. gjaku – personaliteti optimist (i shpejtë, entuziast dhe i ndryshueshëm);
  2. këlbaza – personaliteti flegmatik (i ngadalshëm, i qetë, përtac);
  3. lëngu i verdhë biliar – personaliteti nevrik (i ndjeshëm, krenar, i shpejtë për të reaguar);
  4. lëngu i zi biliar – personaliteti melankolik (pesimist, i mërzitur, i ngadalshëm në reagime).

Temperamentet

            Klasifikimi i temperamenteve sipas Eysenck-ut është baza e shumë testeve të personalitetit. Çdonjëri nga katër temperamentet mbizotëruese kanë një varg karakteristikash të ngjashme me ato të teorisë së lashtë greke të humoreve.

  1. Melankolik: humor të ndryshëm; i shqetësuar; i ngurtë; i matur; pesimist; i mbyllur; i pashoqërueshëm; i qetë.
  2. Flegmatik: i qetë; i butë; i përmbajtur; i besueshëm; pa probleme; i zhytur në mendime; pasiv.
  3. Optimist: i relaksuar; i gjallë; përgjegjës; energjetik; pa brenga; i shoqërueshëm, fjalaman.
  4. Nevrik: agresiv; i prekshëm; i ndryshueshëm; i shqetësuar; optimist; i rrëmbyeshëm; aktiv; i ndjeshëm.

Klasifikimi i punëve

            A. Maccoby pohon se ekzistojnë pesë klasifikime të ndryshme të punëve:

            · ekspertët, të drejtuar nga mjeshtëria, kontrolli dhe vetëqeverisja (autonomia);

            · mbrojtësit, të drejtuar nga mbrojtja, dinjiteti dhe fuqia;

            · ndihmësit, të drejtuar nga përkujdesja, shoqërimi dhe miqësimi;

            · shpikësit, të drejtuar nga kreativiteti, konkurrimi dhe triumfi;

            · zhvilluesit e vetvetes, të drejtuar nga baraspeshimi, zotërimi dhe luajtja, dituria dhe argëtimi.

            B. Richard Bolles në librin “Çfarë ngjyre është parashuta jote?” thotë se njerëzit i tërheqë më shumë të punuarit me: gjëra, të dhëna, ide, dituri apo njerëz.

Punët dhe personaliteti

            Ashtu sikurse Steve Jobs tha më parë, nuk ka diçka më të kënaqshme dhe më të pasur se sa të gjejmë punë që i lidhë fuqitë tona. Kur e bëjmë këtë, potenciali ynë për t’u rritur dhe për t’ia dalë me sukses është i pakufizuar. John Holland sugjeron që, kur të zgjedhim ndonjë karrierë apo punë, ajo duhet t’i pasqyrojë gjërat që dëshirojmë t’i bëjmë. Ai thotë që ekzistojnë 6 lloje të ndryshme të punëve, edhe atë:

  1. të punuarit me gjëra;
  2. të punuarit me të dhëna;
  3. të punuarit me të tjerët;
  4. shërbimi i të tjerëve;
  5. të punuarit për të shpikur;
  6. hetimi dhe analizimi.

Vlerat dhe qendrat e jetës

            Gjatë ngritjes sonë, ne i zhvillojmë një grup vlerash që bëhen të rëndësishme për ne. Këto vlera bëhen burim i kuptimit të përkujdesjes rreth vetvetes, sigurisë, mençurisë dhe fuqisë tonë. Stephen Covey në “Shtatë shprehitë e njerëzve shumë efektivë” thotë se vlerat tona janë themeli i jetës dhe punës tonë. Ato janë gjërat që e krijojnë rrethin tonë personal të ndikimit dhe i krijojnë qendrat e jetës. Disa prej qendrave të zakonshme janë të përqendruara në ndjekje të: bashkëshortit/bashkëshortes tonë/sonë, familjes tonë, vetvetes, kënaqësive, parave, punës, pronës, shokëve, armiqve dhe institucioneve si xhamitë, organizatat, e të ngjashme.

            Disa njerëz janë shumë me fat në perceptimin e talentit të tyre që në moshë të hershme, ndoshta që në shkollë apo në familje. Disa arrijnë deri te talentet e tyre ngadalë pas një procesi me kthesa të gabuara dhe dështime. E disa të tjerë ndoshta nuk arrijnë deri te njohuritë rreth vetvetes deri vonë në jetë, kur papritmas e shohin me hutim se ku i ka shpirë jeta. Një gjë e rëndësishme për t’u mbajtur në mend është se, pavarësisht se në çfarë faze gjendesh, gjithmonë është e mundur që njohuritë mbi vetveten t’i kthesh në realizim mbi vetveten.

Përmblodhi dhe përktheu

STUDENTET.MK

Comments are closed.