Në rritjen e potencialit… njohja e vetvetes!

719

Njohuritë mbi vetveten janë pika fillestare e udhëtimit të zhvillimit personal. Njohuritë mbi vetveten na japin një pasqyrë rreth potencialit tonë. Ato na tregojnë se ku shtrihen fuqitë tona, në cilat gjëra jemi të mirë dhe si mund t’i kombinojmë dhuntitë tona natyrore me mundësitë përreth nesh. Këtu gjenden disa prej mënyrave kryesore se si mund ta zbulosh se ku shtrihet potenciali yt.

Hulumtim rreth vetvetes

          Pika fillestare e udhëtimit të zhvillimit tënd personal je ti, personi në pasqyrë. Shikimi në vetvete, në fuqitë e tua, në pëlqimet dhe mospëlqimet, në preferencat dhe në aftësitë e tua është një hap fillestar thelbësor në planin e zhvillimit tënd personal. Këtu janë disa mënyra sipas të cilave mund ta kryesh hulumtimin mbi vetveten.

            · Shiko në pasqyrë dhe vërej çka po sheh.

            · Shëno. Ditarët janë të dobishëm për regjistrimin e ngjarjeve dhe veprimeve në ato ngjarje.

            · Shkruaj një dialog me pjesëmarrje të vetvetes. Nëse ke frikë, quaje atë (vetveten) me një emër tjetër dhe bëje një bisedë me të. Ndoshta ai mund të të japë njohuri për atë se çfarë në të vërtetë e bën atë të lumtur dhe çfarë e bën të frikësohet.

            · Pranoi informatat kthyese (feedback-un) për punën dhe sjelljen tënde nga shokët dhe kolegët e tu. Për një shikim të ekuilibruar, interesohu rreth pikëpamjes së kritikëve.

            · Studioji marrëdhëniet e tua me të tjerët dhe atë se si të bëjnë ato të ndjehesh.

            · Vizatoje historinë e jetës tënde në mënyrë që ta planifikosh dhe projektosh atë.

Njohuri mbi vetveten

          Këtu janë 3 teknika mbi hulumtimin rreth vetvetes që do t’ju japin njohuri se çfarë drejtime duhet të ndiqni.

            1. Grumbuj grafikësh. Një grumbull me grafikë mund të të tregojë se me kë dëshiron të jesh dhe të punosh. Në grafikë i paraqet të gjithë njerëzit që janë të rëndësishëm në jetën tënde. Duke e analizuar llojin e njerëzve për të cilin je i interesuar, do të fitosh një imazh të pëlqimeve tua.

            2. Rrjet repertor. Një rrjet repertor e regjistron mënyrën e trajtimit të ngjarjeve në jetën tënde të përditshme dhe i tregon gjërat që i bën me lehtësi dhe me vështirësi.

            3. Skica të jetës. Një skicë e jetës e vizaton një vijë të jetës tënde për ta prezantuar listën e rënieve dhe zhvillimeve. Mund ta projektosh në të ardhmen për ta parë se ku dëshiron të shkosh me radhë.

Fuqitë  

          Ekzistojnë disa mënyra me të cilat mund t’i zbulojmë fuqitë tona.

  1. Dëgjoji dëshirat e flakta. Dëshirat e zjarrta shkaktohen atëherë kur e shohim dikë se po bën diçka që do të donim ta bënim edhe ne apo kur ndjejmë se mund ta bëjmë edhe më mirë.
  2. Kërkoje kënaqësinë. Kur e fitojmë shkëlqimin e kënaqësisë gjatë të punuarit, edhe pse nuk e dimë arsyen e kësaj kënaqësie, është sikurse të jesh një forcë.
  3. Kërkoje mësimin e shpejtë. Fuqia karakterizohet me të mësuar të shpejtë që vazhdon gjatë tërë jetës.
  4. Ji i vetëdijshëm për momentet e përsosmërisë.

Lehtë për të mësuar, lehtë për të bërë

            Dr. Viktor Frankli ka thënë që gjërat në jetë mund t’i ndajmë në 4 kategori lidhur me shkallën e vështirësisë së të mësuarit të tyre apo me shkallën e vështirësisë së të vepruarit të tyre.

            1. Gjëra që janë vështirë për t’i mësuar dhe vështirë për t’i bërë. Këto janë fushat e tua të dobëta. Pavarësisht se sa përpiqesh dhe sa shpesh kthehesh tek ato, ato janë gjëra që asnjëherë nuk do t’i shijosh apo nuk do t’i kryesh me lehtësi. Bëji ato pjesë të vogël të jetës tënde, të kryera për shkak të rëndësisë dhe jo për shkak të zgjedhjes.

            2. Gjëra që janë vështirë për t’i mësuar dhe lehtë për t’i bërë. Këto janë sikurse aftësitë e përditshme që marrin kohë për t’i mësuar, por njëherë zotërohen, asnjëherë nuk harrohen, sikurse ngasja e biçikletës dhe lidhja e këpucëve.

            3. Gjëra që janë lehtë për t’i mësuar, por vështirë për t’i kryer. Këto janë gjëra që, edhe pse di si t’i bësh, gjithnjë paraqesin sfidë. Ato përfshijnë veprime fizike, si prerja e drurëve dhe ndërrimi i rrotës së veturës.

            4. Gjëra që janë lehtë për t’i mësuar dhe lehtë për t’i kryer. Këto punë janë ato në të cilët talenti yt shtrihet, sepse angazhohesh në këto aktivitete me lehtësi dhe kënaqësi natyrale.

Pasioni yt i vërtetë

            Sekreti i gjetjes së fuqive tua është të bësh atë që dëshiron. Steve Jobs ka thënë: “Ndonjëherë jeta të gjuan me tullë në kokë. Mos e humb besimin! Jam i bindur se gjëja e vetme që më ka mbajtur në këmbë gjatë rrugëtimit tim është se e kam dashur atë që e kam bërë. Ti duhet të zbulosh se çfarë është ajo që e dëshiron. Puna jote do ta plotësojë një pjesë të madhe të jetës tënde dhe mënyra e vetme për të qenë vërtet i kënaqur është që të bësh atë që beson se është punë e shkëlqyer. Dhe mënyra e vetme për të bërë punë të shkëlqyer është ta duash atë që e bën. Nëse nuk e ke zbuluar ende, hulumtoje atë. Mos u pajto menjëherë! Me gjithë zemër do ta dish kur do ta gjesh atë.

Dhe, si çdo marrëdhënie tjetër, edhe kjo marrëdhënie bëhet mirë e më mirë me kalimin e kohës. Pra, kërkoje deri sa ta gjesh! Mos u pajto menjëherë. Koha jote është e kufizuar, mos e harxho duke e jetuar jetën e dikujt tjetër. Mos u bëj grackë e dogmës – duke jetuar me rezultatet e mendimeve të njerëzve tjerë! Mos lejo që zëri i mendimeve të tjerëve ta mbysë zërin tënd të brendshëm! Dhe më e rëndësishme, ki kurajë për ta ndjekur zemrën dhe intuitën tënde! Ato vetëm se e dinë se çka në të vërtetë dëshiron të bëhesh. Çdo gjë tjetër është dytësore.”

Përmblodhi dhe përktheu

STUDENTET.MK

Comments are closed.