Në cilën kohë ushtrimet fizike janë më efikase?

795

Ushtrimi fizik është gjithmonë një ide e mirë, por në cilën orë të ditës jep përfitime më të mëdha shëndetësore? Hulumtimi i botuar në ” Journal of Clinical Endocrinology and Metabolism” zbulon se trajnimi fizik ditor para mëngjesit përmirëson kontrollin e sheqerit në gjak dhe ndihmon në djegien e më shumë yndyrave.

Një grup shkencëtarësh nga Universitetet e Bath dhe Birmingham, në Mbretërinë e Bashkuar, i nënshtruan 30 burra të trashë apo mbipeshe në një seancë të rregulltë stërvitjes e udhëhequr (50 minuta biçikletë, tre herë në javë) për gjashtë javë. Vullnetarët u ndanë në dy grupe, ku njëri nga ato grupe trainoj para ndërsa tjetri pas ngrënies së mëngjesit.

Burrat që stërviteshin para mëngjesit, digjnin dy herë më shumë yndyrë sesa ata që bënin sport me stomak të plotë. Sipas shkencëtarëve, kjo djegie e lart e yndyrërave është për shkak të niveleve të ulëta të insulinës në gjak gjatë ushtrimit. Pasi që vullnetarët zgjoheshin nga agjërimi gjatë natës, së pari dogjën ato pak karbohidratet e mbetura , dhe menjëherë pastaj dogjën rezervat e yndyrërave të grumbulluara si burim sekondar energjie. Jo vetëm kaq, ky grup tregoi një reagim më të mirë ndaj insulinës edhe më vonë gjatë ditës – d.m.th. ai kishte nevojë për nivele më të ulëta të insulinës për të kontrolluar sheqerin në gjak (përqendrimi i glukozës në gjak).

Insulina është një hormon i prodhuar nga pankreasi që mundëson qelizat të marrin sheqerin prezent në gjak (i fituar nga ushqimi) për ta përdorur si një burim energjie. Njerëzit të cilët nuk ushtrojnë mjaftueshëm dhe grumbullojnë peshë të tepërt duhet të prodhojnë më shumë insulinë që hormoni të bëjë punën e tij, gje qe rrezikon paraqitjen e shumë sëmundjeve ndërsa trajnimi para mëngjesit mund të ndihmojë për të larguar këtë rrezik.

Vullnetarët që kanë ushtruar fizikisht para mëngjesi nuk kanë humbur peshë më shumë se të tjerët – djegia e dhjamit nuk çon në humbjen e peshës, nëse ekuilibri me kaloritë e konsumuara mbetet në të njëjtin nivel – por shëndeti i tyre metabolik dhe kardiovaskular është përmirësuar shumë!

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.