Lavdëruar qofsh, sa madhështor që je!

491

Lavdëro Zotin tënd:

Kur ti lavdëron Zotin, t’i fal mëkatet dhe të pastron nga të metat, sepse kur ti e shpreh lavdërim, në fakt e lartësove nga mangësitë dhe mohove nga Ai çdo të metë. Ndaj, shpërblimi vjen nga vetë lloji i punës, sikurse ti e shenjtërove Qenien e Tij ashtu edhe Ai e pastron qenien tënde nga gabimet. “Lavdëroje Zotin tënd me falënderim”.

Lavdëro Zotin tënd sepse Ai të shpiku nga asgjëja, të formësoi në formën më të bukur, të ushqeu e nuk të la të uritur, të siguroi nga frika, të udhëzoi nga devijimi, t’i fali sytë nga verbëria, të mësoi pasi nuk dije! Madhëruar qoftë Ai në lartësi!

Lavdëro Zotin tënd sepse të udhëzoi drejt imanit, ta tregoi rrugën me Kur’an, derdhi mbi zemrën tënde udhëzim, pastroi shpirtin tënd me ndriçimin e Islamit, ta veshi rrobën e shëndetit, mbulesës dhe sigurisë! Lartësuar qoftë, sa i madhëruar që është!

Lavdëro Zotin sepse Ai është Fisnik dhe nga fisnikëria e Tij është se Ai i jep atij që meriton dhe atij që nuk meriton, atij që kërkon dhe atij që nuk kërkon, i jep besimtarit dhe i jep mohuesit, u jep dashamirëve dhe dashakëqijve, meqë Ai është më Fisniku ndër fisnikë dhe më i Mëshirshmi ndër të mëshirshëm! Lartësuar qoftë, sa i madh që është! Lavdëro Zotin tënd sepse është i madh! Nuk ka më të madh se Ai. Gjithçka përveç Tij është e mangët dhe e zhdukshme, është pak dhe e ulët, vetëm Atij i takon madhështia absolute, krenaria e pafundme, fuqia e plotë dhe pasuria e tërësishme.

Aid el Karni

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

Comments are closed.