Kushtet e veçanta të veçimit të përcaktorëve, vendi i përcaktorëve të veçuar (pjesa e parë)

229

Veçimin e përcaktorëve, sidomos të atyre pa përshtatje, e ndihmon edhe shfaqja e përcaktorëve të paveçuar para tyre:

Në atë qytet të vogël, me nëntëdhjetë e nëntë shtëpi, erërat flitnin një gjuhë të përzier. Në këto shfaqje kishte njohur vajzën e hijshme, me leshra të arta, që e mori për shoqen e jetës.

Veçohen shpesh edhe përcaktorët homogjenë të prapavendosur:

Ushtarët e batalionit të tij, të urtë e guximtarë, e donin komandantin e tyre trim. Buzët e plakut, të holla e të mavijosura nga të ftohtit, u shtrembëruan. Të rrethuarit, të raskapitur e të mbetur pa ushqime, u dorëzuan. Motori, ndezur dhe harruar pa ngarkesa, po i bënte ushtimë elegjiake brengës së njeriut.

Nga mosbashkëvajtja sintaksore e gjymtyrëve ose nga lidhja sintaksore e dobët veçohet rregullisht përcaktori që i përket një përemri, sepse, siç dihet, ndërtimi përemër + mbiemër nuk formon zakonisht togfjalësh:

Mbase ai, i prekur në ndjenjat më të mira, pa vetëm anën poetike të kësaj jete. Dhe unë, i trishtuar, e kuptova. Ne, të grumbulluar te hekurat, po këndonim këngët tona. Ky, i gëzuar, i’u afrua e i foli ngadalë. I humbur në këto mendime, ai nuk vuri re se njerëzit po ktheheshin.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTËT.MK

Comments are closed.