Kur kemi nevojë për motivim…

724

Fundjava është një kohë kur duam të bëjmë pushim dhe të bëjmë diçka ndryshe nga rutinat ditore. Ajo që na duhet është shoqërimi dhe motivimi për t’pasur një mëngjes më të mirë.

Ne jemi këtu për këtë të fundit.

Edhe udhëtimi me mijëra kilometra fillon me vetëm një hap.

Nuk ka kohë të duhur përveç asaj që ne e bëjmë atë që është e duhur.

Nëse përqendrohemi në gjërat që nuk i kemi, do ta humbasim mundësinë t’i shfrytëzojmë ato të cilat i kemi.

Thjesht bëni atë që të tjerët thonë se nuk mund ta bëni dhe nuk do të lejoni askënd t’u kufizojë më.

Shijoni gjërat e vogla, sepse një ditë mund të zbuloni se ato pikërisht ishin gjërat e mëdha.

Nëse diç nuk ju pëlqen ndryshoni atë, nëse nuk mund ta ndryshoni, atëherë ndryshoni mënyrën se si mendoni për të.

Nuk “mbijetojnë” as më të fortit e as më të mençurit, por ata që mund t’i përshtaten situatave.

Ndonjëherë duhet të ndalojmë së ndjekuri lumturinë … dhe të jemi të lumtur.
Sa më të heshtur të bëhemi, aq më shumë mund të dëgjojmë.

Pëgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.