Konsumimi i tepërt i kripës – e dëmshme për ju

516

Kripa është e përbërë nga Natriumi (40%) dhe Klori (60%). Trupi jonë ka nevojë për kripë për të mbijetuar, pasiqë merr pjesë në shumë funksione trupore si: kontraktimet e muskujve, transmetimet nervore dhe sistemet e kontrollit për balancimin e lëngjeve të trupit, së bashku me elektrolitët e tjerë.
Sidoqoftë, trupat tanë reagojnë negativisht kur konsumojmë shumë kripë, dhe kjo mund të ndikojë në trurin tonë, veshkat, arteriet dhe organizata Botërore e Shëndetit rekomandon konsumim të kripës rreth 2,300 mg (1 lugë e vogël) në ditë.

Kripa e tepërt është ndër faktorët kryesor që shkakton goditje dhe sulme në zemër në Afrikën e Jugut, duke marrë më shumë jetëra çdo vit sesa të gjitha format tjera të kancereve.

Këtu kemi përgatitur një listë të arsyeve, pse konsumimi i tepërt i kripës është e dëmshme për shëndetin tuaj:

Sëmundja kardiovaskulare

Tejkalimi i marrjes ditore të rekomanduar të natriumit shkakton një rrezik të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare tek të rriturit. Sipas një artikulli të botuar në The BMJ, marrja e lartë e kripës shoqërohet me një rrezik të rritur ndjeshëm të infarktit dhe sëmundjeve kardiovaskulare

•Edemë

Ënjtja e gjunjëve ose këmbëve dhe madje edhe e duarve tuaja mund të shkaktohet nga edema. Një artikull i botuar në Livestrong.com shkruan se konsumim i lartë i natriumit bën që trupi juaj të mbajë ujë. Në varësi të nivelit, ajo mund të mjekohet ose me një ndryshim në dietë ose me recetë mjekësore.

Dëshira për shumë kripë / ushqime jo të shëndetshme

Konsumimi i shumtë i kripës gjatë një periudhe të gjatë kohore mund të bëjë që receptoret e shijes tuaj të jenë mësuar me shijen, duke mos regjistruar më sesa kripë që konsumoni.

Veshkat

Veshkat tuaja ndihmojnë për të larguar produktet e mbeturinave nga trupi juaj, si dhe duke ekuilibruar nivelin e lëngjeve trupore. Por, një konsum i lartë kripe dhe presion i lartë i gjakut, mund të jetë vdekjeprurëse për veshkat tuaja. Sipas një artikulli të botuar në Blood Pressure UK, kjo zvogëlon aftësinë e veshkave tuaja për të filtruar toksinat e dëmshme për organizmin.

Kanceri i stomakut

Konsumimi i ushqimeve me nivel të lartë të kripës është i dëmshme edhe për stomakun tuaj. Reduktimi i kripës mund të zvogëlojnë rrezikun tuaj për kancer në stomak. Sipas studimeve burrat janë më të prekur nga kjo sëmundje në dallim nga gratë.

Përmblodhi dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.