Keni kujdes kur bëni kontrollimin e dhëmbëve tuaj.

799

1- Sigurohuni që dentisti ka desinfektuar: poltronin para se të uleni ju, ose të ketë vënë barriera mbrojtëse në pjesë të poltronit ku kapen më shpesh si përshembull butonat e aktivizimit të poltronit.

2- Sigurohuni që sistemi i thithjes është disinfektuar, dhe tubi plastik që përdoret për të thithur pështymën gjatë punës së dentistit është e re dhe ndërohet në syrin tuaj

3- Gjithashtu mjeti që përdor për të tharë gojën apo për të shpërlare gojën me ujë ka një pjesë nga ku del edhe ajri edhe uji, kjo mund të sterilizohet në qoftë se është metalike ose të ndërohet me një të re në qoftë se është plastike. SIGUROHUNI QË TË DYJA JANË TË NDËRUARA pasi shumica e dentistave në Shqipëri nuk e dinë as vetë se pse duhet të ndërohen.

4- Kerkojini syze për veten tuaj kur uleni në poltron si parandalim ndaj çdo aksidenti ( dentisti punon me mjete të mprehta dhe në rast se i shpëton një instrument nga dora ose pakujdesi mund tju bie në sy, rastet janë të shumta).

5- Mjetet që punon duhet të jenë në një kasetë të mbështjellë me një letër blu që parandalon kontaminimin me cdo lloj mikrobi që mund të ndodhen në ajër, në momentin që dalin nga makina e sterilizimit nqs nuk janë të izoluara instrumentet me këtë llojë letre atëhere konsiderohen të kontaminuara dhe jo sterile.

6- Në qoftë se shkoni për të bërë pastrim, dentisti përdorë mjete rrotulluese me shpejtësi të vogël apo të madhe ( përshembull i njejti aparat që përdoret për të pastruar kavitetin para mbushjes) cohuni dhe futjani vrapit pasi në vend të përmirsoni gojën, duke e pastruar do dëmtoni zmaltin .

Comments are closed.