Jeta shoqërore e njeriut gjatë SARS-CoV-2

310

U ula në një cep të botës… I humbur e i strukur në kasollën e shpirtit tim, po parafytyroj skena të së shkuarës së afërt. E shoqëruar me njerëz të frikësuar, ankth i shtuar, vetmi e theksuar, britma të pacientëve, frymëmarrje të vështirësuar, mungesë shërbimi, kapacitet të pamjaftueshëm në spitale, vdekje të shumta…Jo vetëm kaq, dëmtoi shumë sfera tjera jetësore. Krahas dëmeve në ekonomi dhe financave në veçanti, dërgoi në kollaps shumë biznese të mëdha, e nuk kishte sesi të mos dëmtohet edhe kualiteti arsimor, e kjo më mundon shumë…

Gjitha këto mendime të trishta, më imponuan dhimbjen, po edhe lotin… Në heshtje shpreha mirënjohje të thellë ndaj mjekëve. Heronjëve të këtij skenari, ndaj atyre që nuk kursyen as veten, nuk u karantizuan e shumë rrezikuan.

I gjithë ky ndryshim u shkaktua nga “banori” më i shpejtë, më ndikues, më i padëshiruar për globin, me madhësi mikroskopike SARS-CoV-2. Nuk u mjaftua vetëm me termin epidemi, morri përmasa botërore. Globit i dhuroi diçka të panjohur për njeriun e këtij shekulli. Bota u “kurorëzua” me epitetin pandemi.

U shpërqëndrova! Aroma e detit, zhurma e valëve dhe pamja e hënës, më larguan shqetësimet, trishtimet dhe më përmirësuan gjendjen shpirtërore, më zgjuan nga pesimizmi, e fillova të mendoj ndryshe, sikur u tjetërsova!

Ky virus na bëri të kthehemi në disa vlera të cilat, o nuk i kuptonim sa duhet, o nuk i merrnim si të rëndësishme, o i kishim neglizhuar si rezultat i jetës mjaftë dinamike.

Shumë nga ne edhe përfituam. Në pushim të detyruar nga shkolla, nën masa kontrolli nga organet shtetërore, gjegjësisisht të karantizuar, na mbylli në vetvete. Një mundësi e mirë të rishikojmë shumë bindje, pikëpamje, qëndrime tona, të gjurmojmë gabimet tona, të njejtat mos t’i përsërisim, të shpërngulemi nga vesi në virtyt. E më e rëndësishmja më ndërgjegjësoi mbi vlerën e shëndetit. Kisha vuajtur nga sëmundja e fshehur kronike me emrin “adaptimi në shëndet”.

Simptomat e saj: “U mësova me begatinë e shëndetit dhe nuk e trajtoja si të tillë, kur kthehesha në shtëpi, e gjeja familjen shëndosh e mirë dhe nuk ndjeja mirësi e lehtësi, e këtu vjen në shprehje thënia: “Nuk ua dimë vlerën gjërave derisa t’i humbim”.

E pas një lodhje, stërzgjatje, ngarkese u shfaqën shkëndijat e para që na jepin shpresë e lehtësim, për t’i dhënë lamtumirën e fundit këtij virusi, me lajmin e shumëpritur të zbulimit të vaksinës. Mjet ky, i vetmi për ta fituar këtë betejë. Me gjitha përpjekjet dhe mundësitë për një zbulim më të shpejtë u shoqëruam me dështim dhe prolongim, e që e paguam shumë shtrejntë…me jetë njerëzish! Fatkeqësisht këtë shekull do ta quaja shekull të ngecjes njerëzore…

Shkroi dhe përgatiti:
WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.