Jeta me të kaluarën

781

Nëse ti je prej atyre qe jetojnë me të kaluarën atëherë kjo do të mbetet forma e vetme e të jetuarit të jetës sate, edhe në të tashmen, edhe në të ardhmen. Të jetuarit me të kaluarën është prej faktorëve kryesorë që ndikojnë në dështimin tonë, pasi që e kaluara ka përfunduar përgjithmonë dhe nuk ka mundësi të rijetohet përsëri, andaj e tërë ajo që ne mund të përfitojmë nga e kaluara është vetëm mundësia e marrjes mësim, të përfitojmë nga një përvojë që e kemi mësuar, dhe të kemi dobi nga mësimet që kemi mësuar gjatë asaj kohe apo nga eksperiencat dhe përvojat, nëpër të cilat kemi kaluar.

Tërë kjo duhet të bëhet me qëllim që të përmirësojmë kushtet e jetesës sonë në të tashmen dhe në të ardhmen, duke mos ia lejuar vetes të bëjmë të njëjtat gabime që kemi bërë në të kaluarën.

Në lidhje me këtë, Dr. John Grinder, një prej themeluesve të shkencës së NLP-së, thotë:

“Nuk mund të jenë të barabarta dhe as të jenë në të njëjtin nivel e kaluara me të tashmen, e aq më pak me të ardhmen.”

Një gjë e tillë, me të vërtetë është një realitet i pa tjetërsuar, ndërsa ajo që është më se e rëndësi shme, është që njeriu të ketë fuqi, të niset ngas kaluara e tij dhe ta jetojë të tashmen e tij me plot kuptimin e fjalës.

Libri – Fuqia e vetëkontrollit

STUDENTET.MK

Comments are closed.