Hologrami që mund të ndjehet dhe të dëgjohet

784

Holografia është një teknikë fotografike që regjistron dritën e shpërndarë nga objekti dhe më pas e paraqet atë në një mënyrë tre-dimensionale. Hologrami është emri që i jepet imazhit ose materialit të koduar që vjen nga kjo teknikë.

Hologramet kanë shumë përdorime të ndryshme, siç janë hologramet e transmetimit, të cilat lejojnë të kalojë drita dhe hologramet e ylberit për qëllime të sigurisë në kartat e kreditit, patentat e shoferit, etj. Në fakt, mund të përmendet si shembull për tu vlerësuar në Gjermani, në vend që të përdorni kafshë të gjalla në cirk, është e mbajtur shfaqja të kafshëve me pamje hologramore.

Lajmet e reja janë se shkencëtarët kohët e fundit kanë hartuar një hologram që mund të ndjehet dhe dëgjohet. Ky studim, i botuar në revistën Nature nga studiues të Fakultetit të Inxhinierisë dhe Informatikës në Universitetin e Sussex, mund t’ju kujtojë skenat që jeni mësuar të shihni në filma fantastikë shkencorë si Star Wars.

Studiuesit thonë se ata më shumë preferojnë t’i quajnë këto projeksione të prekshme holografike 3D. Arsyeja për këtë është se hologrami në të vërtetë është një material shumë i lehtë i pezulluar në ajër i cili kontrollohet nga valët e ultrazërit.

Një nga autorët kryesorë të hulumtimit në fjalë Dr. Ryuji Hirayama thotë se: “Teknologjia jonë e re merr frymëzimin e saj nga televizionet e vjetra që truri jonë i sheh si foto, falë faktit që rrezet që paraqiten  në ekran i skanon shumë shpejt. Puna e prototipit shpjegon gjithashtu se grimcat me ngjyrë formojnë një imazh me vëllim në hapësirën 3-dimensionale. Meqenëse ky hologram është 3D, ai mund të shihet nga çdo kënd.

Ajo që studiuesit e quajnë Multimodal Acoustic Trap Display (MATD) përbëhet nga një projektues LED, një gamë altoparlantësh dhe rruaza prej shkume. Me sistemin MATD, valët mekanike të cilat nuk mundemi ti dëgjojmë zakonisht, mund ti dëgjojmë dhe ti ndiejmë në lëkurë, si shkak  i koncentrimit të valëve ultratinguj të cilat gjinden në ajër.

Studiuesit thonë se mundësia që kjo teknologji të mund të përdoret për qëllime argëtimi, si dhe mundësia që ajo të mund të përdoret për qëllime të ndryshme, është një çështje tjetër që duhet shqyrtuar veçmas. Për shembull, teknologjia me valët ultratinguj mund të përdoret në trajtimin e burimit të sëmundjeve ose viruseve të cilat gjenden brenda indeve tek të cilat përdoren ilaçe me doza të vogla .

Shikoni videon rezultuese të hologramit më poshtë:

Përmblodhi dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.