Gjymtyra e kundërisë

836

Krahas gjymtyrëve të shtimit (shkallëzues) dhe të përjashtimit (kufizues), mund të vendoset edhe gjymtyra e kundërisë a e kundërvënies, që nga kuptimi qëndron në mes të gjymtyrëve të dyta dhe të gjymtyrëve homogjene me raporte kundërshtore. Për nga përmbajtja, në thelb ajo shënon diçka që është në një barazi, në raporte bashkërenditjeje, me ndonjë gjymtyrë a disa gjymtyrë të tjera të fjalisë, është deri diku sinonimike me to, po nga struktura del me raporte nënrenditjeje.

Kjo veçori e bën të papërligjur vendosjen edhe të kësaj gjymtyre te rrethanorët, siç është bërë e bëhet ende sot në shumë gramatika, as te kundrinat; ajo i cakton asaj një vend të veçantë midis gjymtyrëve të dyta, krahas disa ndërtimeve analoge me të, si ato që u përmendën më sipër.

Gjymtyra e kundërisë shënon diçka që i kundërvihet sendit a sendeve të shprehura në të njëjtën fjali me kryefjalë, kundrinë, rrethanorë, një tipari a veprimi të shprehur me një kallëzues, foljor ose emëror, a një përcaktor, ndërtohet zakonisht me lokucionin parafoljor në vend (të).

Burimi: Libri Gramatika e Gjuhës Shqipe

Comments are closed.