“Cybertruck”-u i Tesla Motors

875

CEO i Tesla Motors Elon Musk, sot prezantoi dy modelet e reja të kësaj kompanie. Cybertruck-u i cili është kamionçinë (pickup), me 6 ulëse dhe ATV motor me 4 goma, të cilat janë gjithë-elektrike ku e veçanta e Cybertruck-ut është se shpejtësinë prej 0-60mph (rreth 97km/h) e arrinë prej vetëm 2.9 sekonda. Këto janë modelet e 6 dhe 7 të prodhuara nga Tesla Motors pas modeleve S, X, Y, 3 dhe Roadster.

Për dallim nga kamionçinët tradicional, Tesla Cybertruck është ndërtuar me një dizajn ekzoskeletor që ka bërë të mundur mos pasjen e nevojës për një motor karburanti. Tesla Motors me këtë tha se ajo kishte hyrë në “një klasë të re të forcës, shpejtësisë dhe shkathtësisë – e mundur vetëm me një dizajn gjithë-elektrik”.

Për të demonstruar qëndrueshmërinë e Cybertruck, Elon Musk inkurajoi njerëzit që të godisnin automjetin me çekan. Ai gjithashtu tregoi një video të kamionit që rezistonte ndaj plumbave të qëlluar nga një armë 9 mm.

Specifikime të tjera të automjetit në kërkim futuristik përfshijnë një distancë prej 400 kilometrash, 3,400 kg aftësi tërheqëse dhe aftësi vetë-drejtuese.

Cybertruck vjen në tre versione: me një motor të vetëm RWD, me motor të dyfisht AWD dhe me tre motor AWD.

Elon Musk prezantoi edhe motorin me 4 goma ATV në fund të ngjarjes , megjithëse u dha pak detaje.

Nuk është caktuar asnjë datë për nxjerrjen në shtije për Tesla Cybertruck, por pritet të debutojë në fund të vitit 2021 ose në fillim të vitit 2022.

Tashmë janë hapur porositë paraprake, me modelin më të lirë që fillon me një çmim prej 39.900 dollarë. Ndërsa versioni më i shtrenjtë – tre motorët AWD me aftësi vetë-drejtuese – kushton 76.900 dollarë.

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

Comments are closed.