“COVID19” shkakton ndërprerjen e sistemit edukativo-arsimor në Maqedoninë Veriore

643

Lajmërim:

Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht komisioni për sëmundje infektuese, në seancën e mbajtur sot (10.03.2020) merr vendim për pezullim të zhvillimit të të gjithave proceseve edukativo-arsimore në çerdhe, shkolla dhe universitete. Ky pezullim do të vazhdojë për 14 ditët e ardhshme që nga dita e nesërme (11.03.2020) dhe vjen si rezultat i përhapjes së virusit “COVID19” me karakteristika pandemike. Gjithashtu nga ministria rekomandojnë që ditëve në vijim të evitohet çdo tubim, si dhe qytetarët në masë të madhe ti përmbahen kushteve higjienike.

Comments are closed.