Çipat kompjuterikë nga nanotubat e karbonit, jo nga silici, shënojnë një moment historik (Pjesa e parë)

942

Prototipi i tillë mund të shkaktojë lindjen e një gjenerate të re elektronike, më të shpejtë dhe më efiçente ndaj energjisë.

Çipi i parë kompjuterikë i prodhuar nga nanotubat e karbonit.

Ky lloj i ri i çipit mund të jetë një lëvizje mjaft e rëndësishme në fushën e teknologjisë . Kjo për shkak se transistorët e saj nuk janë të krijuara prej silici. Tranzistorët janë ndërprerës të vogël elektronikë që së bashku kryejnë llogaritjet. Prototipi i ri për krijimin e transistorëve përdor nanotubat e karbonit dhe është akoma herët që ky lloj i çipave të gjej zbatim të gjërë në sferën e teknologjisë dhe meqë ende është në zhvillim e sipër, çipat nga nanotubat e karbonit nuk janë aq të vogël sa pajisjet e silicit që gjenden në kompjuterët, telefonët dhe në shumë pajisje që përdoren sot. Mirëpo, këto çipa të rinj kompjuterikë një ditë mund të krijojnë elektronikë që është më e shpejtë dhe shfrytëzon më pak energji.

Ky është “një moment shumë i rëndësishëm në zhvillimin e kësaj teknologjie,” thekson Qing Cao. Ai është një shkencëtar i materialeve në Universitetin e Illinois në Urbana-Champaign por, nuk ishte i përfshirë në këtë punë.

Zemra e çdo transistori është një komponent gjysmëpërçues zakonisht të krijuara prej silici. Ky element mund të veprojë si përçues elektrik dhe si një izolator ku si pasojë lejon që një transistor të ketë gjendje “on” dhe “off”. Kur është në gjendjen “on”, rryma rrjedh nëpër gjysmëpërçues, ndërsa nëse është “off” nuk rrjedh.

Max Shulaker është një inxhinier elektrik. Ai punon në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts në Kembrixh. “Ne kemi pasur përfitime eksponenciale nga informatika çdo vit,” thotë ai. Inxhinierët kompjuterik ishin në gjendje ta bënin këtë duke ndërtuar transistorë silici më të vegjël dhe më të shpejtë por, këto transistorë nuk mund të zvogëlohen edhe më tej dhe të jenë më efikas se sa janë tashmë.

Megjithatë, nanotubat e karbonit janë pothuajse aq të hollë sa një atom dhe tragetojnë mirë energjinë elektrike. Si rezultat, me to mund të krijohen gjysmëpërçues më të mirë se silici. Në parim, procesorët të krijuara nga nanotubat e karbonit mund të funksionojnë tre herë më shpejt se ato të silicit dhe mund të konsumojnë rreth një të tretën e energjisë që procesorët e silicit e shfrytëzojnë, thotë Shulaker. Por deri më tani, nanotubat e karbonit kanë rezultuar në vështirësi për t’u përdorur në sisteme komplekse të procesimit…

Përmblodhi dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.