Çfarë i ofruan muslimanët botës… Shkollat (pjesa 13.1)

813

KY KAPITULL PARAQET ATË SE ÇFARË I BËN TË GJITHA CIVILIZIMET TË MËDHA: EDUKIMI, arsimi dhe aplikim i njohurive për një përfundim të mirë siç është përmirësimi i shoqërisë. Shkolla është një nga institucionet ku mësojmë, dhe muslimanët mesjetarë ishin ekselent në këtë drejtim, nga shkollat e xhamisë së nivelit fillor e deri në universitete, dhe qysh në shekullin e nëntë në Bagdad ekzistonte akademia “Shtëpia ilustruese e Urtësisë”.

Etika e të mësuarit ishte një kulturë ku mendjet kureshtare kërkonin të vërtetën bazuar në ashpërsinë e vërtetimeve shkencore dhe eksperimenteve, ku mendimet dhe spekulimet e ndokujt u nënvlerësonin sikur të ishin “nxënës të padenjë”. Ky sistem i të mësuarit i mishëruar nga Islami mesjetar formoi themelin nga i cili erdhën shpikjet dhe zbulimet e jashtëzakonshme.

Këtu do të zbuloni se si një proces kimik mijëravjeçar ndihmoi në formimin e shumë prej industrive të sotme globale;

Pasi kemi kaluar vitet tona të formimit në shkolla, mesiguri të gjithë ne kemi mësues të preferuar, lëndë të urryera dhe bagazh kujtimesh nga ditët e sportit e deri në provimet më të vështira.

Në vendet muslimane një mijë vjet më parë, xhamitë ishin shkolla. Kishte pak dallim midis fesë dhe diturisë, pasi xhamia ishte edhe vendi i lutjes dhe vendi i mësimit. Subjektet përfshinin shkencën, kështu që feja dhe shkenca u ulën pranë njëra-tjetrës në mënyrë të qetë, gjë që nuk ka qenë gjithmonë e tillë në civilizimet dhe vendet tjera të botës. Sipas historianit danez Johannes Pedersen, të mësuarit “ishte i lidhur ngushtë me fenë, për t’i devocuar njerëzit, për të arrituri kënaqësinë e brendshme dhe shërbimin ndaj Zotit. Ai (Islami) jo vetëm që i bëri burrat t’u dalin ballë sprovave, por i nxiti që të tjerëve t’iu japin ndihmë “.

I Dërguari i Zotit Muhamedi (paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të) e bëri xhaminë vendin kryesor për mësim, udhëtimet fillonin nga xhamitë, njëashtu u përdornin për mbikëqyrjen e mësimit dhe shkollimit. Kudo që ndërtohej një xhami, instrukcionet themelore fillonin.

Ai gjithashtu dërgoi mësues të Kuranit te fiset arabe dhe ata njiheshin si Ehl-‘ilm, ose “njerëzit e dijes”. Kjo do të thotë që arsimi u përhap kudo dhe këta mësues udhëtarë jetonin jetë të lumtur. Në Palermo, Ibn Hawqal, një gjeograf, udhëtar dhe tregtar i shekullit të dhjetë, pretendoi të kishte numëruar rreth 300 mësues.

Nxënës të rinj duke ndjekur shkollën fillore islame në Laem Pho, Tajlandë. (Credits: National Geography)

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.