Çfarë është standardi i arit ?

850

Standardi i arit është një sistem monetar në të cilin paraja në qarkullim ka një mbulesë fikse në ar. Ky metal fisnik ka shërbyer si një mjet pagese për mijëra vjet, dhe arsyeja pse monedhat u bënë prej ari është ngase ky metal rallë gjendet në natyrë . Çdo përpjekje për të prezantuar paratë e letrës përfundoi keq, pasiqë  shteti e e teproi me shtypjen e parave të reja. Kjo do të shkaktonte hiperinflacion dhe humbje totale të besimit në monedhë, duke i bërë paratë e letrës pa vlerë. Duke pasur parasysh që sasia e arit si burim natyror ishte e kufizuar, shteti nuk mund të krijonte monedha ari në sasi të pakufizuar, kështu që monedhat e arit ruanin përgjithmonë vlerën e tyre dhe fituan besimin e njerëzve.

Por nuk ishte vendimi më i mençur për të mbajtur arin në shtëpi, dhe nga ana tjetër, nuk është praktike të mbash me vete një sasi të madhe ari. Shumë prej tyre mbanin arI me siguri të lartë të drejtuar nga argjendarët dhe bankierët. Pronari i arit poedonte një certifikatë  si dëshmi të depozitimit të tij, që ishte  dëshmi e pronësisë së tij. Me ndihmë të asaj  certifikate  ishte shumë e lehtë për të marrë ar, ato çertifikata e u bënë një mjet pagese e pranuar përgjithësisht, dhe ari rrallë nxirrej nga arka.

Gjatë shekullit të 17-të në Evropë,  u ringjall një sistem në të cilin shtetet filluan lëshimin e kartëmonedhave dhe garantimin e vlerës së tyre. Për të ruajtur besimin në ato para, vendet filluan të lidhin vlerën e parave me arin që kishin në dispozicion të tyre, dhe kështu u vendos standardi i arit. Mbretëria e Bashkuar prezantoi zyrtarisht një standard të tillë monetar në 1821, dhe Shtetet e Bashkuara në 1900, megjithëse Shtetet e Bashkuara kanë praktikuar në mënyrë jozyrtare standardin e arit që nga viti 1834.

Standardi i arit u modifikua më vonë dhe u braktis në disa raste. Siç shkruan Bankazlata.com, Britania lëshoi standardin e arit në 1931 dhe Shtetet e Bashkuara dy vjet më vonë. Kjo është periudha e Depresionit të Madh, kur pati rritje të papunësisë dhe varfërisë mes popullatës. Ata që kishin para në banka filluan të tërheqin, gjë që çoi në falimentimin e disa bankave.

Përmblodhi dhe përshtati :

STUDENTET.MK

Comments are closed.