Cfarë është compliance?

1,038

Termi compliance nënkupton një sistem të pajtueshmërisë me rregulloret dhe procedurat që ndihmojnë kompaninë të ndjekë trendet dhe kornizat ligjore dhe t’i zbatojë ato në operacionet e saj.

Ndër lëndët ku compliance kërkohet më shpesh mund të numërojmë: mbrojtjen e të dhënave personale, kontrollin e cilësisë, parandalimin e konfliktit të interesit, mbrojtje të  konkurrencës, mobilizimin, mbrojtjen e mjedisit, pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit…

Kompanitë e mëdha, për të qenë në gjendje të përshtaten, kanë departamente specifike që kujdesen për respektimin e të gjithë legjislacionit dhe procedurave të jashtme dhe të brendshme dhe si shkon zbatimi i tyre. Ata përpunojnë  rregullore që i ndajnë me të gjithë punonjësit, të cilët janë të detyruar t’i zbatojnë dhe veprojnë në përputhje me standardet e përcaktuara. Për disa ndryshime, risi mbahen trajnime për të informuar punonjësit për standardin e ri.

Një nga qëllimet kryesore të compliance  është të ruajë imazhin e kompanisë, kujdesin për punonjësit, mjedisin dhe të respektojë rregulloret.

Përmblodhi dhe përshtati:

STUDENTET.MK

Comments are closed.