Çfarë do të thotë etika në shitje?

215

Kushdo që dëshiron të angazhohet në shitje duhet t’i përmbahet një kodi të caktuar sjelljeje etike. Ja si të ruani standarde të larta etike dhe të lini përshtypje pozitive te blerësit, furnitorët, aksionarët, por mbi të gjitha te vetja.

Përgjegjësi ndaj vetes

Dëshira dhe presioni për të shitur një produkt ose shërbim të caktuar nuk duhet ta bëjë shitësin të përdorë metoda të pandershme për të lidhur një kontratë të caktuar. Fitimi afatshkurtër shpesh mund të shkaktojë efekte negative afatgjata.

Përgjegjësia ndaj klientëve

Shitësit duhet të besojnë sinqerisht në konceptin modern të shitjeve që përfshin përfitime të ndërsjella për blerësin dhe shitësin, të jenë të gatshëm të sakrifikojnë përfitime afatshkurtra për përfitime reciproke afatgjata, të trajtojnë të gjithë klientët në mënyrë të barabartë për sa i përket çmimeve dhe shërbimeve të ofruara, respektojnë besimin ndaj secilit  klient dhe të jetë konsistent në ruajtjen e standardeve të larta etike.

Përgjegjësia ndaj kompanisë

Nëse shitësit janë profesionistë të vërtetë, ata do ta vënë interesin e kompanisë përpara interesit të tyre. Shpesh do të jetë e nevojshme të bëni sakrifica të caktuara në emër të biznesit, por jo vetëm ju si shitës, por edhe kompania do të përfitojë prej saj në planin afatgjatë.

Përgjegjësi ndaj konkurrentëve të tyre

Bërja e deklaratave të rreme për produktet/shërbimet e një konkurrenti ose sabotimi i përpjekjeve të tij është joetike. Kritika ndaj konkurrentëve në mënyrë që produkti juaj të duket më mirë në sytë e të tjerëve gjithashtu nuk pranohet.

Përmblodhi dhe përshtati:

www.studentet.mk

Comments are closed.