Bazat e C++ (pjesa 5)

942

Krahasimet

Instruktori if

Instruktori if përdoret për ekzekutimin e një kodi nëse një kusht është i vërtetë.

Sintaksa:

if (kushti)
{
//instruksionet
}

Kushti specifikon se cila shprehje do të vlerësohet. Nëse kushti është i vërtetë, do të ekzekutohen instruksionet brenda kllapave të mëdha. Nëse kushti nuk është i vërtetë, instruksionet thjesht injorohen, dhe vazhdohet ekzekutimi i programimit që gjendet pas kushtit if .
Kushtet kontrollohen nga opratorët operacional.

Për shembull:

if (7 > 4)
{
cout << “Po”;
}
// Output-i “Po”

Kushti if kontrollon nëse (7>4), meqenëse është e vërtetë, ekzekuton instruktorin cout.
Kushti i përcaktuar brenda kllapave if nuk kërkon pikëpresje.

Operatorët Relacional

Operatori jo i barabartë ose i ndryshëm (!=) kontrollon nëse operatorët janë të ndryshëm:

Për shembull:

if (10 != 10)
{
cout << “Po”;
}

// Kushti i mësipërm nuk është i vërtetë prandaj blloku i kodit nuk ekzekutohet.

Shembull:

int a = 55;
int b = 33;
if (a > b)
{
cout << “a është më e madhe se b”;
}
// Output-i ” a është më e madhe se b ”

Instruksioni Else

Instruksioni if mund të ndiqet nga instruksioni else, i cili ekzekutohet kur kushti në if është i pavërtetë.

Sintaksa:

if (kushti)
{
//instruksionet
}
else
{
//instruksionet
}

Kompajleri do të testojë kushtet:
– Nëse kushti është i vërtetë, atëherë do të ekzekutohet trupi if.
– Nëse kushti nuk është i vërtetë, do të ekzekutohet trupi else.
Kur është vetëm një instruksion if/else mund të mos vendosen kllapat e mëdha tek if ose tek else.

Shembull:

int pike = 90;
if (pike < 50)
cout << “Ju nuk kaloni.” << endl;
else
cout << “Ju kaluat.” << endl;
// Output-i “Ju kaluat.”

Gjithësesi përfshirja e kllapave të mëdha është metodë e mirë, sepse e bën kodin më të qartë dhe më të thjeshtë për t’u lexuar.

Gjithashtu if mund të përdoret brenda if-ve të tjerë.

Për shembull:

int pike = 100;
if (pike >= 50)

{
cout << “Ju kaluat.” << endl;
if (pike == 100)

{
cout <<“Perfekt” << endl;
}
}
else

{
cout << “Ju deshtuat.” << endl;
}
/*

Output-i
Ju kaluat.
Perfekt!
*/

Në C++ mund të përdoret një numër i pa limituar if/else.

Burimi: mesoprogramim.com

Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.