Pasojat e përgjithshme të sekrecioneve themelore të prishura të trupit

Ashtu siç ngrihen avujt nga toka (disa janë të nxehtë dhe të thatë, ndërsa të tjerët të nxehtë dhe të lagësht) dhe me konensimin dhe sublimimin e vet të pikave të imëta të ujit dhe të kristaleve të akullta në ajër formohen retë që na pengojnë të shohim lartësitë qiellore. Po ky fenomen zhvillohet edhe në fund të lukthit dhe ngrihet deri tek ezofagu (oesophagus), që më vonë mund të pengojë dhe të turbullojë të parit. Ky fenomen mund të prodhojë gjithashtu disa tipa parregullsish dhe sëmundjesh në trup.

Nëse trupi ka mundësi që të lirohet nga këta avuj ose gazra (të cilët qarkullojnë nëpër gjak) nëpër hundë, trupi do të reagojë duke lejuar kalimin e sekrecionit nëpër hundë (lat. Rhinorhea), ose me ftohtësi të zakonshme ose në formë të pezmatimit të sekrecionit (lat. Catarrhus). Përndryshe, nëse avujt zënë vend në ovulë dhe në vrimat e hundës, atëherë ai do të manifestohet si zënie e rëndë fryme, e nëse zënë vend në pleurë, këta gazra mund të shndërrohen në angioneurozë (lat. Angioneurosis). Nëse avujt zënë vend në mushkëri, ata shkaktojnë bronkitis. Por nëse zënë vend në zemër, mund të shkaktojnë sulm në zemër. Nëse zënë vend në sy, shkaktojnë oftalminë (lat. Conjuctivitis). Nëse depërtojnë poshtë në zgavrat e trupit, ata mund të shkaktojnë limforenë (lat. Limphorea). Nëse zënë vend në tru, mund të shkaktojnë humbjen përkohësisht të kujtesës (lat. Amnesia), dhe nëse gazrat dhe avujt kondensohen edhe më shumë dhe prodhojnë lagështi në tru, ata mund të shkaktojnë uljen e materieve të tepërta nga truri në mushkëri, të krijojnë plogështi abnormale ose letargji (lat. Lethargia), ose mund të shkaktojnë gjumë përtej kohës normale (lat. Dauenarkose [DA}), prandaj ëndrra është e lagësht, kurse gjendja zgjuar e thatë. Nëse një koncentrim i këtillë i gazrave zë vend në kokë dhe nuk gjen rrugë për të dalë jashtë saj, atëherë avujt e këtillë mund të shkaktojnë dhembjen e kokës dhe pagjumësinë, por nëse zënë vend në njërën anë të kokës, shkaktoj në migrenën (lat. Hemicrania). Nëse zënë vend në trurin e vogel (lat. Cerebelum) ose në vertex, ata shkaktojnë rritjen e numrit të leukociteve në gjak (lat. Leukosis).

Nga ana tjetër, nëse një kondensim i këtillë i gazrave e ftoh, e nxeh ose e lagështon membranën që e mbështjellë trurin (mbështjellëse e trurit) dhe pastaj stimulon fryrjen ose prodhon gazra në lukth dhe në zorrë, ato shkaktojnë teshtitje (lat. Apomittosis). Nëse avullimet dhe gazrat e tillë vazhdojnë të përhapen edhe më tej dhe ngacmojnë lagështirën e sekrecionit deri në shkallën ngopjes së antitrupave, ato do të shkaktojnë humbje të shkurtra të vetëdijes dhe sulme (lat. Apoplexia). Nëse avujt apo gazrat e tillë ngacmojnë vrerin e zi deri në shkallën e turbullimit të homogjenitetit të ajrit në tru, ato mund të shkaktojnë shqetësime, halucinacione dhe dyshime. Nëse ato e arrijnë kufirin e skajshëm të nervave, mund të shkaktojnë grumbullimin e qelizave, që njihet si piknoepilepsi ose çmenduri. Nëse avullimi i gazrave zë vend në tru dhe shkakton kalimin e lagështisë në sekrecion, si njërin nga katër sekrecionet themelore të trupit, kjo mund të shkaktojë ënjtjen e pjesëve të fundit të nervave të trurit si dhe dëmtimin e qelizave trunore, që më vonë mund të shkaktojë çrregullim të mprehtë nervor, paralizë cerebrale ose mund të shfaqet si një paralizë e pjesshme (lat.hemiplegia). Nëse avujt ose gazrat shkaktojnë pezmatimin e membranave trunore (lat. Meningitis) dhe veprojnë në likuorin cerebrospinal, kjo mund të shkaktojë pleuritisin, dhe në rastin kur meningitisi është i lidhur me mushkëritë, një çoroditje e tillë mund të shkaktojë sëmundjen e cerebrumit. Ajo që individi duhet të mësojë nga ky “text”, është se vuajtja nga konjuktivitisi bën që sekrecionet e trupit dhe ato të kokës të bëhen aktive dhe të përziera, edhe kryerja e aktit seksual, kur individi vuan nga konjuktivitisi, irriton simptomat dhe e përkeqëson gjendjen, sepse ai veprim e trand tërë trupin, natyrën dhe shpirtin. Temperatura e trupit do të rritet, nxehtësia e trandjes do të rritet dhe do të kulmojë në klimaks, kurse shpirti në përpjekje të harmonishme.

Në thelb, ky veprim është shkalla e parë e tërheqjes ndërmjet trupit, zemrës dhe shpirtit, dhe jeta nxiton kah një lidhje e tillë për të kënaqur tërë trupin, ndërsa për natyrën si tërësi, qëllimi i një lëvizjeje të tillë jashtë masës, është sekretimi i sasisë së domosdoshme të spermës në kulmin e aktit seksual.

Gjatë aktit seksual i gjithë trupi lëviz në mënyrë konstante trupi, natyra, sekrecionet e trupit, shpirti, aftësia dhe mendja, ndërsa çdo lëvizje tjetër e mëtejshme e nxit ekuilibrin  sekrecioneve të trupit dhe e zbërthen konsistencën e tyre në kuptim të lehtësimit të natyrshmërisë së tyre dhe kullimit në pjesë të ndjeshme të trupit, kurse syri është njëri ndër ato pjesë. Për këtë shkak, me gjendjen pezmatuese të konjuktivitisit, syri është edhe më i ndjeshëm prandaj një lëvizje e tillë tej mase e trupit gjatë aktit seksual është e dëmshme për të. Në këtë rast Hipokrati nga Kosi tërheq parabolën e sëmundjes së detit, e cila paraqitet me qëllim të nxitjes së trupit gjatë lëvizjes së anijes.

Megjithatë, pasi natyra e shpejton pastrimin nga substancat e dëmshme në trup gjatë kohës së sëmundjes, ndërsa kjo para së gjithash do të lehtësojë ekuilibrimin e sekrecioneve të trupit, konjuktivitisi sjell dobi të shumta për trupin, duke përfshirë heqjen dorë nga ushqimet e dëmshme, nga shikimi i asaj që është e ndaluar; pastrimi nga substancat e dëmshme; pastrimi i kokës dhe trupit nga materiali i dëmshëm dhe i papërdorshëm, dhe heqja dorë nga ushqimi i trupit dhe i shpirtit me veti të neveritshme, duke përfshirë hidhërimin, brengën, melankolinë, veprimet e vrazhda dhe punën e mundimshme.

 

 

Përmblodhi dhe përshtati:

STUDENTET.MK

Uncategorized