PAS GALAXY NOTE 7, AGJENCIA AMERIKANE E SIGURISË KËRKON BATERI MË TË SIGURTA

Pas rastit të Samsung Galaxy Note 7, që u tërhoq nga tregu për mbinxehje të baterive dhe në disa raste edhe për shpërthim të tyre, Agjencia amerikane për Sigurinë e Produkteve të Konsumit (Consumer Product Safety Commission, CPSC) kërkon nga kjo industri, që të rinovojë standardet e sigurisë për bateritë litium-jon.

Ky është qëllimi për të cilin CPSC thotë se tashmë është duke punuar së bashku me të njëjtën kompani të Koresë së Jugut, Samsung.

Samsung tha Elliot Kaye, president i CPSC, ka ndërmarrë hapat e duhur në përpjekje për të kuptuar problemin: “Si minimum industria ka nevojë për të mësuar nga kjo përvojë”.
Vetëm mendoni, thotë Kaye, se “çdo vit CPSC merr mbi 400 thirrje nga konsumatorë të frustruar, ndaj kemi detyrë t’u përgjigjemi sa më korrrektësisht. Në rastin e Note 7 reagimi për të fat të mirë ishte ndryshe, në masën mbi 97%, në SHBA.

Samsung ka treguar “përgjegjësi”, thotë ai, dhe shpallja e rezultateve të hetimeve të tyre të brendshëm “është një hap i rëndësishëm përpara.

Agjencia e sigurisë thotë se nga tani e tutje, çdo operator, para se të kooperojë në SHBA, duhet t’u ofrojë garanci qytetarëve amerikanë se e meritojnë tregun dhe vëmendjen e tyre.

 

Përgatiti dhe përshtati :
STUDENTET.MK

Uncategorized