Mësoni raportin tuaj me stresin nëpërmjet grupës së gjakut

Grupa e gjakut për njeriun paraqet një karakteristik të veqantë që duhet ta dijë çdo njeri personalisht për veten e tij. Me njohjen e grupës së gjakut njeriu automatikisht ka njohuri edhe për sëmundjet që mund ti ekspozohen si dhe këtu luan rol të veqantë edhe përballja me stresin për shkak se kjo paraqet lidhshmëri me të.

Shkencërisht është vërtetuar se njerëzit me grupën e gjakut A  më së rëndi e përjetojnë stresin, arsyeja për këtë është niveli të lartë i kortizolit në gjak, hormoni përgjegjës për ndjenjat e stresit, që do të thotë se ata janë më të ndjeshëm ndaj stresit se sa njerëzit me lloje të tjera të gjakut.

Aktiviteti fizik është një mënyrë e madhe për lehtësimin e stresit, dhe njerëzit me grupin e gjakut A janë të rekomanduar për aktivitete fizike të tilla si gjimnastika që ulë nivelet e kortizolit.

Njerëzit me grupin e gjakut 0 më së miri i përballojnë situatat e stresit, por njëkohësisht u është  e nevojshme ndihmë trupore në mënyrë që ta nxjerrin hormonin kortizol jashtë trupit. Në këtë drejtim do të ndihmojnë më shumë ushtrimet energjitike të cilët do ta menjanojnë ndjesin e stresit.

Tek njerëzit me grupën e gjakut B, më së shumti përshtaten ushtrimet që kanë të bëjnë me gjimnastikën dhe ushtrimet e “buta” , përderisa individët me grupën e gjakut AB më së miri e menaxhojnë stresin nëse kanë në balanc rutinën ditore që rezltonë me ndikim më të lehtë të stresit.

Në kohën e sotshme stresi paraqet një nga problemet më të përhapura në gjithë globin dhe për gjithë njerëzit, njëkohësisht edhe me depresionin dhe sëmundjet tjera që kanë të bëjnë më ndryshimet psiqike. Me rritjen e nivelit të stresit tek njerëzit, janë rritur edhe mundësit për sulme kardiake apo të zemrës. E gjithë kjo vjen si pasoj e orarit të pakontrolluar të njerëzve si në aspektin e ushqimit, gjumit, aktivitetit fizik, menaxhimi me kohën si dhe jobalanci në rutinën ditore.

 

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

Uncategorized