Mediat dhe propaganda

Porositë propanganduese transmetohen deri te konsumatorët potencial përmes mediave të ndryshme. Mediat e propagandës ekonomike janë të  shumëllojshme, kurse disa edhe vëllimin e veprimit e kanë të gjërë, prandaj quhen mediume masive. Pra, mediat propaganduse janë mjete për bartjen e porosisë propaganduese dhe se dita-ditës bëhen më atraktive dhe më të përsosura. Nevojat për shfrytzimin e tyre gjithnjë janë më aktuale, nga shkaku i zhvillimit të ndërmarrjeve dhe depërtimit të tyre në një treg më të gjërë.

 

Sipas Sudarit  në kuadër të mediave kryesore propaganduese bëjnë pjesë këta media: gazetat, revistat. Tv, Radio, shpalljet, mjetet e drejtëpërdrejta propaganduese, panairet, mediat e reja, etj.

 

Kurse sa u përket mjeteve të propagandës ekonomike i kanë dimenzionet e veta praktike dhe efikase. Zbatohen sipas natyrës së veprimtarisë së ndërmarrjes, të mundësive dhe të lëvërdisë që e kanë.

 

Mjetet propaganduese janë të shumëllojta, por për t“i kuptuar më mire do të paraqesim ndarjen e tyre sipas Sudarit (J .Sudar ) në këto grupe kryesore:

1. Shpalljet;

njëngjyrëshe,

shumëngjyrëshe,

serike, etj.

 

2. Reportazhet; në përgjithësi kanë karakter dokumentues të, publikimit, ku prezantohen risitë.

 

3. Mjetet afariste propaganduese; ku bëjnë pjesë:

letrat afariste,

zarfi (mbështjellësi),

kartela afariste,

fletëgarancioni, etj.,

 

4.Mjetet e drejtëpërdrejta propaganduese; përfshinë :

letrat propaganduese,

kartpostalet,

prospekti, katalogu.

broshurat,

revistat,etj.

 

5. Mjetet  reprezentative propaganduese;

kalendarët,

ftesat,

uratat albume,

suveniret,

skulpturat,etj.

 

6. Mjetet e jashtme propaganduese :  ku  bëjnë pjesë: pllakatet,

pllakat propaganduese,

mjetet ndriçuese propaganduese, etj.

 

7. Mjetet projektuese propaganduese përfshirë :  diapozitivet,

dia-viva filmet,

filmat propagandues, etj.

 

8. Mjetet tjera propaganduese; ku janë të përfshirë:

fotografitë komercialo-propaganduese,

ekzemplarët falas,

shpërblimet, etj.

 

Pra mediumet dhe mjetet e propagandës ekonomike mund të shfrytëzohen nga një, më shumë sosh, ose në mënyrë të kombinuar. Për përcaktime të tilla merren në konsideratë shpenzimet dhe efektet që dalin nga aktivitetet e propagandës ekonomike.

 

STUDENTET.MK

 

 

 

 

 

Uncategorized