Ekuilibri i lagështisë dhe i temperaturës

Lagështia është esenciale për trupin e shëndoshë. Kështu, trupi, për ta ekuilibruar temperaturën, varet nga lagështia. Nga ana tjetër, temperatura ndihmon tretjen për të nxjerrë jashtë ndyrësitë dhe për t’i filtruar përbërësit ushqyes të nevojshëm. Përndryshe, lagështia e çekuilibruar do t’i prishë dhe do t’i pengojë funksionet natyrore të trupit. Lagështia është element esencial për temperaturën e trupit. Po të mungojë ajo, do të rritet temperatura e trupit. Për pasojë trupi do të thahet dhe do të prishet. Më tej, lagështia dhe temperatura e plotësojnë njëra-tjetrën dhe së bashku e ndihmojnë ekuilibrimin e funksioneve të trupit. Një rritje sado e vogël e njërës prej tyre, do të prish ekuilibrin e trupit. Temperatura e përdor dhe e harxhon lagështinë dhe për këtë shkak trupi kërkon ushqim dhe ujë për ta rikthyer ekuilibrin e vet. Nga ana tjetër, depërtimi i lagështisë e zbret temperaturën e trupit dhe vepron në mënyrë të dëmshme në procesin e tretjes dhe të nxjerrjes jashtë të fecesit. Kjo është e dëmshme, sepse, nëse këto materie qëndrojnë në trup, prishen dhe përhapin shkaktarin e shumë sëmundjeve. Shkalla e veprimit të tyre varet nga lloji i tyre, nga gjendja e trupit dhe paradispozita e tij për të pranuar sëmundjet e përmendura.

Që të dyja. mungesa e substancave ushqyese ose teprimi i tyre, mund të pengojë thithjen dhe të shkaktojë sëmundje. kurse mos respektimi i kësaj recete konsiderohet teprim. Përthithja e çekuilibruar e substancave ushqyese gjithashtu ul temperaturën dhe dëmton tretjen e ushqimit. Temperatura e ulët e trupit e ul tretjen e ushqimit, kurse temperatura e ulët e trupit për një kohë të gjatë do të prishë ekuilibrin e domosdoshëm ndërmjet temperaturës dhe lagështisë, do të ngul-fatë temperaturën e trupit dhe do t’i japë fund jetës së individit në këtë botë.

Qëllimi më i njohur në mjekësinë parandaluese është që të ruhet trupi i shëndoshë nëpërmjet gjendjeve të ekzistencës së vet për një kohë sa më të gjatë, përkatësisht deri në fund të rrugës së tij jetësore në këtë botë. Kjo ndodh për shkak se synimet e individit nuk mund ta mbajnë vazhdimisht ekuilibrin ndërmjet temperaturës dhe lagështisë, që janë esenciale për ruajtjen e fuqisë dhe rinisë së trupit të të gjitha llojeve të krijesave në këtë botë. Përkundër kësaj, qëllimi i mjekut dhe i mjekësisë parandaluese është mbështetja e mbajtjes së ekuilibrit të nevojshëm ndërmjet temperaturës dhe lagështisë në procesin e ruajtjes së qëllimit të vërtetë të jetës së individit në këtë botë, që është adhurimi i Zotit. Pra, mjekësia parandaluese është e drejtuar kah mbrojtja e lagështisë së trupit, kundër prishjes që është shkaktuar nga prania e elementeve të prishura dhe të kalbura, ndër të tjera, edhe në ruajtjen e nivelit të temperaturës së trupit, kundër ngritjes apo uljes, që të eliminojë çdo komplikim të mundshëm.

Për shkak të një ekuilibri kaq të rëndësishëm, trupi i njeriut qëndron në jetë dhe vazhdon të ekzistojë në një proces të ngjashëm të ekuilibrit dhe të drejtësisë. Asgjë nuk mund ta dëmtojë këtë ekuilibër më shumë se ngrënia e tepërt e substancave të dëmshme dhe të ndaluara.

 

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

Uncategorized