Dëmet që mund t’i sjellë Wi-fi-ja falas dhe mbrojtja prej tyre

Rrjeti i WI-FI-së falas sod pothuajse gjindet gjithëkund.Mirëpo kjo nuk do të thotë se të gjitha janë të sigurta dhe mund ti shfrytëzoni duke mos qenë të kujdessshëm aspak.

Edhe pse shumica e ruterave pa tel dhe laptopat në përbërjen e tyre kanë të vendosur “firewall”, megjithatë përsëri nuk janë të mjaftueshme që tju mbrojnë nga hakerët , madje edhe kur jeni në dhomën tuaj brenda katër mureve.

Shumica e web-browser-ave, ndër të cilat gjinden edhe “Safari” , “Microsoft Edge” dhe “Chrome” , vijnë me një funksion për mbrojtjen e privatësis.

Ka disa mënyra për të përcaktuar nëse lidhja juaj e internetit është e sigurt nga hakerët të cilët dëshirojnë për të zbuluar fjalëkalimet tuaja, numrat e kartës së kreditit dhe të dhëna të tjera.

Në qoftë se ju përdorni  sistem operativ “Windows”, shikoni se çfarë niveli i sigurisë është i përfshirë në tabin “Security”.

Para kryerjes së transaksioneve financiare ose transmetimin e çdo informacioni konfidencial online, është e nevojshme për të parë nëse web-destinacioni përdor https: //.Gjithashtu mund të shikoni një fotografi me një dry te gjelbërt.Nëse egziston ky dry atëhere kjo është shenjë e një sigurimi të mirë të web-faqes.

Shumica e browser-ave ofrojnë mundësinë e surfimit privat ose anonim në internet (shih “File”), e cila automatikisht pastron historinë tuaj të shfletimit, dhe nuk i ruan web-cookie(Cookies) që reklamuesit të ndjekin ty.

Në laptop hapeni  Control Panel>Network>Internet>Choose Change Advanced Sharing Settings.Këtu ju mund të deaktivizoni ndarjen e skedarëve dhe printerit.

Për kompjuterat që përdorin “Windows 10”, të shkojnë në funksionin  „Make This PC Discoverable“. Nëse ju përdorni “Mac”, hapeni System Preferences>Sharing, dhe deselektoni të gjitha mundësitë.

Gjithashtu, ju mund të vendosni një “firewall” që do të bllokojë përpjekjet e pa autorizuar për të hyrë në kompjuterin tuaj. Shko tek Control Panel> System and Security dhe  fikeni “firewall”. Në “Mac”  shkoni në System Preferences>Security & Privacy.

Nëse keni mundësi mund të përdorni rrjet virtual privat(virtual private network, VPN) për të surfuar në internet.Kështu do ta fshehni IP tuaj të internetit nga servis-provajderët.

Për veq kësaj, e dobishme është ta pastroni historinë e kërkimeve çdo disa ditë ose çdo javë, të ndryshoni fjalëkalimin tuaj duke përdorur mjete si “LastPass” ose “Zoho Vault” dhe wi-fi opcioni ta keni të fikur përderisa nuk e përdorni.

Dhe sigurisht, duhet të qëndroni sa ma larg WI-FI-ve të dyshimta.

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

Uncategorized