Lajmërim:
Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht komisioni për sëmundje infektuese, në seancën e mbajtur sot (10.03.2020) merr vendim për pezullim të zhvillimit të të gjithave proceseve edukativo-arsimore në çerdhe, shkolla dhe universitete. Ky pezullim do të vazhdojë për 14 ditët e ardhshme që nga dita e nesërme (11.03.2020) dhe vjen si rezultat i përhapjes së virusit “COVID19” me karakteristika pandemike. Gjithashtu nga ministria rekomandojnë që ditëve në vijim të evitohet çdo tubim, si dhe qytetarët në masë të madhe ti përmbahen kushteve higjienike.