Funksionet
Një funksion është një grup instruksionesh për realizimin e një detyre të caktuar.
Përdorimi i funksioneve ka disa avantazhe:
– Ju mund të ripërdorni kodin brenda funksionit.
– Nëse është e nevojshme ju mund të bëni ndryshime brenda një funksioni pa ndryshuar strukturën e të gjithë kodit.
– I njëjti funskion mund të përdoret për inpute të ndryshme.
Çdo program në C++ ka të paktën një funksion, funksionin main().
Përcaktimi i një funksioni
Sintaksa:
Tipi_i_kthimit emri_funksionit( lista parametrave )
{
//trupi;
}
Tipi i kthimit: Tipi i të dhënave që kthen funksioni.
Emri funksionit: Emërtimi funksionit (emrin e vendosni sipas dëshirës suaj).
Parametrat: Lista e parametrave i referohet tipit, radhës, dhe numrit të parametrave në funksion.
Trupi i funksionit: Një ose disa instruksione që përcaktojnë se çfarë do të bëj funksioni. Parametrat janë opsional, pra mund të përcaktoni funksione pa parametra.
Në shembullin më poshtë përcaktohet një funksion i cili nuk kthen asnjë vlerë (void), thjesht printon një rresht tekst në ekran.
#include <iostream>
using namespace std;
void printo()
{
cout << “Une po mesoj funksionet ne C++!”;
}
int main()
{
printo ();
}
// output-i: Une po mesoj funksionet ne C++!
/*
Komentim mbi kodin e mësipërm:
Tipi i kthimit të funksionit: void.
Emri i funksionit: printo.
Parametra në këtë funksion nuk nevojiten, pasi që funksioni shtyp vetëm tekst, dhe nuk duhet të kthej vlerë.
Trupi i funksionit:
cout << “Une po mesoj funksionet ne C++!”;
*/
Shënim: Thirrja e funksionit jashtë funksionit kryesor main() do të rezultojë error.
Parametrat e funksioneve
Një funksion mund të ketë një ose disa parametra.
Përcaktimi i një funksioni merr si parametër një numër të plotë dhe printon vlerën e tij. Mjafton që parametrat e funksionit të përcaktohen njëherë dhe më pas mund t’i kalohen argumentat përkatës gjatë thërritjes së funksionit.
Shembull:
#include <iostream>
using namespace std;
void printo(int x)
{
cout << x;
}
int main()
{
printo(42);
}
// output-i 42
Vlera 42 i kalohet funksionit si argument, dhe i kalohet parametrit të funksionit: x.
Të njëjtit funksion mund t’i kalohen argumenta të ndryshme.
Shembull:
int shumezimi_me_dy(int x)
{
return x*2;
}
Funksioni i përcaktaur më lartë, merr si parametër një numër të plotë dhe kthen vlerën e tij të shumëzuar me dy.
Ky funksion mund të përdoret me argumenta të ndryshme.
#include <iostream>
using namespace std;
int shumezimi_me_dy(int x)
{
return x*2;
}
int main()
{
cout << shumezimi_me_dy (8); // Output-i 16
cout << shumezimi_me_dy (5); // Output-i 10
cout << shumezimi_me_dy (42); // Output-i 84
int n;
cin >> n;
cout << shumezimi_me_dy (n); //Outputi-i vlera e shtypur e n-it e shumëzuar me dy.
}
Funksionet me shumë parametra
Për një funksion mund të përcaktohen disa parametra të ndara me presje. Më poshtë paraqitet një shembull i thjeshtë i mbledhjes së dy parametrave.
int shuma(int x, int y)
{
// trupi i funksionit
}
Për çdo parametër duhet të përcaktohet tipi dhe emri i parametrit.
Burimi: mesoprogramim.com
Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK