Albinizmi okulokutan dhe okular

828

Termi albinizëm zakonisht i referohet një grup çrregullimesh të trashëguara, ku ka pak ose aspak prodhim të pigmentit melanin. Lloji dhe sasia e melaninës që trupi juaj prodhon përcakton ngjyrën e lëkurës, flokëve dhe syve tuaj. Pigmenti melaninë gjithashtu luan një rol në zhvillimin e nervave optikë, kështu që njerëzit me albinizëm kanë probleme edhe me shikimin.

Shenjat e albinizmit zakonisht janë të dukshme në lëkurën, ngjyrën e flokëve dhe syve të një personi.  Njerëzit me albinizëm janë gjithashtu të ndjeshëm ndaj ndikimit të diellit, kështu që ata janë më të rrezikuar nga zhvillimi i kancerit të lëkurës.

Sëmundje e cila fatkeqësisht ende nuk ka shërim, e cila mund të mbahet në kontroll vetëm me ndërmarrjen e hapave të ndryshëm për të mbrojtur lëkurën dhe sytë e tyre dhe duke maksimizuar vizionin e tyre.

Llojet e albinizmit

Llojet e albinizmit klasifikohen bazuar në mënyrën e trashëgimit të tyre dhe në gjenin që prek kjo sëmundje.

Albinizmi okulokutan (OCA)
Lloji më i zakonshëm, shfaqet kur një person ka të trashëguar dy kopje të një gjeni të mutuar – një nga secili prind (trashëgimi autosomale recesive). OCA shkakton ulje të pigmentit në lëkurë, flokë dhe sy, si dhe probleme me shikimin. Sasia e pigmentit në lëkurë, flokë dhe sy ndryshon sipas llojit dhe individit.

Albinizmi okular
Është i kufizuar kryesisht në sy, duke shkaktuar probleme të shikimit. Forma më e zakonshme është tipi 1, i trashëguar nga një mutacion gjenesh në kromozomin X.  Albinizmi okular i lidhur me kromozomin X mund të kalohet nga një nënë e cila bart një gjen të mutuar X tek djali i saj (trashëgimi recesiv i lidhur me X).  Albinizmi i syrit ndodh pothuajse ekskluzivisht te meshkujt dhe është shumë më pak i zakonshëm se OCA.

Albinizëm në lidhje me ndonjë sindrom të rrallë trashëgimor. 
Për shembull, sindroma “Hermansky-Pudlak” përfshin një formë të OCA, si dhe probleme me gjakderdhje, dhe sëmundje të mushkërive dhe zorrëve. Sindroma Chediak-Higashi përfshin një formë të OCA, si dhe probleme të imunitetit me infeksione të përsëritura, anomali neurologjike dhe çështje të tjera serioze.

Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.