Ajri i ndotur ndikon në ndryshimin e molekulës së ADN-së

816

Toksinat që gjenden në ajr na dëmtojnë në shumë mënyra. Përveç që shkaktojnë kancer te mushkëritë, gjithashtu shkaktojnë edhe sëmundje të ndryshme të zemrës.

Shkencëtarët tani po gjejnë pika të reja kontakti me çrregullime të tilla si diabeti dhe sëmundja e Alzheimerit. Ende nuk dihet se si ndotja e ajrit dërgon deri në këtë pikë. Shkencëtarët po përpiqen gjithashtu të zbulojnë se si disa njerëz kanë fituar rezistencë. Disa studiues argumentojnë se përgjigjet e këtyre pyetjeve qëndrojnë në të kaluarën tonë evolucionare. Paraardhësit tanë luftuan gjithashtu me toksinat nga ajri, thonë Benjamin Trumble i Universitetit të Arizonës dhe Kaleb Finch i Universitetit të Kalifornisë Jugore. Ata shtojnë se paraardhësit zhvilluan rezistencë ndaj këtyre ndotësve dhe se sot kjo përshtatje na siguron një gamë të kufizuar të mbrojtjes ndaj toksinave në ajër.

Disa adaptime gjenesh, nga ana tjetër, na kanë bërë më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve. Rreth shtatë milion vjet më parë thatësirat në Afrikë u intensifikuan. Në Savannas në mënyrë periodike kishte stuhi të forta ranore nga Sahara. “Kur pluhuri rritet, ju keni probleme me mushkëritë,” tha Dr. Finch. Mushkëritë e njerëzve irritohen edhe nga poleni dhe grimcat nga lënda fekale e prodhuar nga kafshët. Dr Finch dhe Dr Trumble argumentojnë se shkencëtarët duhet të konsiderojnë mundësinë që këto rrethana kanë ndryshuar biologjinë tonë. Një kuptim i gjeneve është se ato kanë evoluar në mënyrë të konsiderueshme që nga paraardhësit tanë u zhvendosën nga pylli. Më vonë, paraardhësit tanë e mposhtën zjarrin. Tymi ka krijuar një presion të ri evolucionar, thonë Dr. Finch dhe Dr. Tumble. Për shembull, enzimat e mëlçisë kanë evoluar në mënyrë që të shpëtojmë nga toksinat që udhëtojnë nga mushkëritë në rrjedhën e gjakut.

Sidoqoftë, këto anketime kanë të bëjnë me vendet e industrializuara. Kur studiuesit vëzhguan komunitete të tilla si fermerët në fshatrat e varfër në Ganë ose pylltarët në Bolivi, ApoE4 pati një efekt të ndryshëm. Në këto bashkësi, sëmundjet infektive janë një shkak kryesor i vdekjes. Në vende të tilla, ApoE4 rrit shanset që njerëzit të arrijnë moshën madhore dhe të kenë fëmijë. Përzgjedhja natyrale mund të ketë favorizuar ApoE4 për qindra mijëra vjet, por ky gjen dhe të tjerë të ngjashëm me të mund të kenë pasur efekte anësore të dëmshme që ishin të padukshme për këtë kohë të ndyrë, të tymosur, moderne.

Gary Perdou nga Universiteti i Pensilvania dhe kolegët e tyre gjetën prova që tymi shkaktoi evolucionin e një gjeni tjetër – AHR. Ky gjen krijon proteina. Kur toksinat bashkohen me proteina, qelizat lëshojnë enzima që neutralizojnë toksinën. Sidoqoftë, fragmentet që mbeten prapa mund të dërgojnë në dëmtimin e indeve. Doktor Perdue thotë se njerëzit kanë zhvilluar një përgjigje më të dobët të AHR si një kompromis për të minimizuar dëmet e shkaktuara nga toksinat nga ajri, por më me pak efekte anësore të jetë e mundur. Studiuesit kanë zbuluar se gjeni ApoE4 rrit rrezikun e demencës kur ekspozohet në ajër të ndotur.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.