7 fakte mahnitëse për pasurinë e Gjef Bezos, njeriu më i pasur në botë

153

Një pasuri me 12 shifra është e vështirë të imagjinohet. Megjithatë, CEO i Amazon, Gjef Bezos, nuk duhet ta imagjinojë ,ai e ka atë. Pasuria e tij është 105 miliardë dollarë, duke e bërë atë njeriun më të pasur në planet.

Përveç platformës së tregtimit në internet, Bezos zotëron gazetën The Washington Post dhe Blue Origin.

Ja disa fakte për pasurinë e tij që do t’ju tronditin.

1. Bezos fiton më shumë para në 1 minutë se sa një person mesatar fiton në një vit të tërë. Vetëm në vitin 2017, ai fitoi 19.3 miliardë dollarë.

2. Paratë e Bezos janë katër herë më shumë se ato të fakultetit ku ka kryer studimet, Prinston. Sipërmarrësi nuk e harroi kurrë Alma Mater-in e tij. Në vitin 2011, ai dhuroi 15 milionë dollarë për një qendër të re shkencore.

3. Bezos renditet i 25-ti në SHBA për nga pronësia e tokës. Prona e saj më e madhe është mbi 30,000 hektarë, e vendosur në Teksas dhe shërben si shesh lojërash për kompaninë hapësinore Blue Origin.

4. Prona në Sietëll i kushtoi atij më pak se 1% të vlerës së tij, kur e bleu në  vitin 1998. Çmimi i saj ishte 10 milionë dollarë, por më pas Bezos dhe gruaja e tij morën pronën përreth dhe bënë rikonstruksione dhe aktualisht llogaritet në 70 milionë dollarë.

5. Bezos aktualisht është duke ndërtuar shtëpinë më të madhe në Uashington. Besohet se për këtë do të ndajë 23 milionë dollarë.

6. Kur Bezos u bë miliarder për herë të parë, Warren Buffett ka tashmë 30 miliardë dollarë. Tani, Bezos është 20 milionë dollarë më i pasur se Bafet.

7. Besohet se pasuria e Bezos do të vazhdojë të rritet dhe ka shumë mundësi që ai të bëhet trilioneri i parë në botë.

Përmblodhi dhe përshtati:

www.studentet.mk

Comments are closed.